Njeriu që pretendon se krijoi Bitcoin fiton në gjykatë të drejtën e pasurisë marramendëse - Business Magazine Albania

Njeriu që pretendon se krijoi Bitcoin fiton në gjykatë të drejtën e pasurisë marramendëse

Eksperti i kompjuterëve Craig Wright, që pretendon se është ideatori dhe shpikësi i kriptovalutës Bitcoin, ka fituar gjyqin kundër kompanisë së ish-partnerit që ka ndërruar jetë, që pretendonte se i kishte borxh gjysmën e pasurisë me vlerë mbi 50 miliardë dollarë, shkruan The Guardian.

Vendimi i gjykatës nënkupton që Wright do të mbajë të gjitha, 1.1 milion monedh Bitcoin.

Edhe pse Ëright ligjërisht nuk obligohet që ta ndajë me dikë pasurinë e krijuar nga Bitcoini, gjykata megjithatë vendosi që ai duhet të paguaj 100 milionë dollarë dëmshpërblim për pronën intelektuale të papaguar të Ë&K Information Defense Research, që Kleiman dhe Ëright e kishin themeluar.

Lexo edhe: “Tre pagat e para në Bitcoin” Kryebashkiaku i ri i New York sfidon atë të Miamit: “Do bëhemi qendra e kriptomonedhave”

Wright prej vitesh pretendon se është Satoshi Nakamoto, që ishte nofka e ideatorit të kriptovalutës më të popullarizuar në botë – Bitcoin.

Në gjykatë nuk është kërkuar dhe trajtuar çështja e identitetit të vërtetë të Satoshi Nakamotos, e të dyja palët pretendonin që Ëright është pjesërisht “përgjegjës” për krijimin e bitcoin. Ai duhet të tregojë se ka aksesin në portofolin digjital prej 1.1 milion Bitcoin që të dëshmojë se është vërtetë Nakamoto.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0