Pacientët 78-vjeçarë ishin në gjendje të njihnin anëtarët e familjes dhe të lexonin tekste, menjëherë pasi u hoqën fashat. – “Ne jemi krenarë që jemi në ballë të këtij projekti, i cili do të prekë jetët e miliona njerëzve.” – thotë profesori Irit Bahar.
Një i moshuar 78-vjeçar, i cili ka qenë i verbër në të dy sytë, për 10 vite ka rifituar shikimin e tij pasi iu vendos implanti i parë i kornesë artificiale të krijuar nga “Israeli startup’s CorNeat”.
Implanti “CorNeat KPro” u krijua për të zëvendësuar korneat e deformuara, të shënjuara apo të errësuara dhe përputhet me murin e syve pa patur nevojë të mbështetet në inde. Kreu i Departamentit të Okulistikës në Qendrën Mjekësore “Rabin” (ish Spitali Beilinson) në Petah Tikva, profesori Irit Bahar kreu procedurën. Menjëherë pasi ishin hequr fashat, pacienti ishte i aftë të njihte anëtarët e familjes dhe të lexonte tekste.
Lexo: Akademia e sigurisë kibernetike, vjen nga kompania izraelite dhe universiteti Luarasi
-“Procedura kirurgjikale ishte e drejtpërdrejtë dhe rezultati tejkaloi të gjitha pritjet tona. Momenti kur hoqëm fashat ishte emocionues dhe domethënës. Momente si këto janë përmbushja e punës sonë si mjek. Ne jemi krenarë që gjendemi në ballë të këtij projekti emocionues dhe kuptimplotë i cili padyshim do të prekë jetën e miliona njerëzve.”- u shpreh Bahar.
Krijuesi dhe bashkë-themeluesi i “CorNeat KPro”, Dr. Gilad Litvin tha: “ Të zbuluarit e këtij syri të implantuar dhe të qenit në atë dhomë, në atë moment, ishte surreale. Pas shumë vitesh pune të palodhur, të shohësh një koleg i cili implementon me lehtësi CorNeat KPro dhe gjithashtu të dëshmosh një person i cili rifiton shikimin ditën tjetër, ishte aq emocionuese sa të jepte mornica, shumë lotë u derdhën në atë dhomë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto