Njerëzit dhe majmunët mendojnë shumë më ngjashëm se sa mendohej deri tani - Business Magazine Albania

Njerëzit dhe majmunët mendojnë shumë më ngjashëm se sa mendohej deri tani

Njerëzit dhe majmunët nuk flasin të njëjtën gjuhë, por mënyra e tyre e të menduarit është më e ngjashme se sa supozohej deri tani. Këtë e dëshmojnë rezultatet e studimeve në Universitetet e Kalifornisë UC Berkeley, të Harvardit dhe të Carnegie Mellon, të publikuara në revistën shkencore “Science Advances”.

Në një eksperiment të kryer me 100 subjekte të moshave dhe kulturave të ndryshme dhe të specieve studiuesit zbuluan se banorët vendas të Bolivisë, të rriturit dhe fëmijët parashkollorë në SHBA si dhe majmunët Makake kanë ngjashmëri në të ashtuquajturën rekursion.

Koncepti abstrakt

Rekursioni është një proces konjitiv që zhvillohet në tru. Për shembull duke shprehur komanda, ndjenja, ide ose komplekse nëpërmjet përzgjedhjes së fjalëve, fjalive ose simboleve. Rekursioni përshkruan një proces abstrakt, gjatë të cilit tek rregullat përdoret diçka që është krijuar nga vetë rregullat: Për shembull një pasqyrim i pafund në një pasqyrë.

Në linguistikë rekursioni përshkruan fenomenin ku në shpërbërjen e një njësie gramatike me anë të një kategorie, mund të shfaqet e njëjta kategori. Praktikisht të gjitha gjuhët që flasin njerëzit vlerësohen si rekursive.

Jo aq njerëzore sa mendohej

Majmunët dolën në eksperiment shumë më mirë se sa pritej prej studiuesve. „Të dhënat tona sugjerojnë se me trajnim të mjaftueshëm majmunët janë në gjendje të krijojnë një proces rekursiv. Kjo aftësi nuk është karakteristikë kaq njerëzore, sa mendohej deri tani,” thotë Sam Chayette, që ka marrë pjesë në këtë studim si doktorant.

Sipas studimit, rezultatet ofrojnë njohuri të reja për zhvillimin e gjuhës. “Për herë të parë ne kemi të dhëna empirike kuptimplota për mënyrën e të menduarit tek njerëzit dhe tek primatët jo-njerëzorë”, thotë koautori i studimit, Stephen Piantadosi, asistent profesor i psikologjisë në UC Berkeley.

Rregullat përdoren tek vetja

Për të testuar aftësinë rekursive të subjekteve, atyre iu treguan fillimisht segmente të ndryshme me simbole, për shembull {()} ose {[]}. Këto struktura janë analoge me struktura të caktuara linguistike.

Koncepti rekursiv do të thotë që kthehet mbrapsht, që i referohet vetvetes. Modele rekursive janë thelbësore për sintaksën dhe semantikën në gjuhën e njeriut. Një shembull është fraza nominale „qeni i gruas së pensionistit”.  Këtu kemi të bëjmë me një rend frazash të veçanta nominale, që kur i referohen njëra tjetrës dhe vendosen në radhë japin një frazë të re nominale. Një shembull tjetër për strukturat rekrusive janë fjalitë e përbëra ku pjesa e dytë e fjalisë, përmban në vetveve një fjali tjetër dytësore. Nëpërmjet përdorimit të „dhe”-së, fjalive krahasuese ose përdorimit njëri pas tjetri të mbiemrave, mund të krijohen parimisht fjali pa fund. Meqenëse bëhet fjalë për modele komplekse të menduari, studiuesit kujtuan në fillim se majmunët do kenë pak aftësi rekursive.

Eksperimente me sekuenca simbolike

Pjesëmarrësit në studim nga SHBA si dhe majmunët përdorën një touchscreen, për të grupuar simbolet. Një këmbanë simbolizonte korrektësinë e sekuencës, një zile me zhurmë tregonte se simboli ishte vendosur në vendin e gabuar. Majmunët u shpërblyen me lëng frutash dhe snacks për vendosjen e duhur të simboleve.

Meqenëse Tsimanët, banorë vendas në zonën e Amazonës në Bolivi, bëjnë një jetë të tërhequr, pa përdorur shumë teknologji, atyre iu dhanë simbole në formën e kartave prej letre dhe përgjigja u dha me gojë.

Ngjashmëri e jashtëzakonshme

Rezultati: Subjektet i vendosën simbolet në një listë sipas modeleve rekursive, disa më shumë të qarta e disa më pak. Për studiuesit është e jashtëzakonshme që këto ngjashmëri themelore mund të vërtetoheshin në llojin dhe mënyrën e grupimit. Sepse të rriturve nga grupi i tsimane-ve, parashkollorëve nga SHBA dhe majmunëve u mungon e njëjta gjë: të gjithëve u mungon trajnimi në matematikë dhe në lexim.

“Kështu rezultatet mbështesin rezultate të tjera studimi që thonë se majmunët mund të mësojnë edhe struktura rë tjera, që janë pjesë e gramatikës njerëzore,” thotë Piantadosi.

Majmunët mësojnë gramatikë

Në mënyrë që të përpunohet dhe interpretohet gjuha, duhen kuptuar struktura gramatikore shumë të zhvilluara. Një aftësi që në mënyrë hipotetike në shkencë i ishte veshur vetëm njeriut.

Një eksperiment me majmunë pavianë tregoi se majmunët janë në gjendje të mësojnë struktura gramatikore të ashtuquajtura pa kontekst. Këto ndjekin principin e pasqyrimit, për shembull AB/BA ose ABC/CBA.

Majmunëve iu desh të ndiqnin një objekt lëvizës në një touchscreen. Objekti lëvizte ose sipas principit të pasqyrimit ose sipas një principi përsëritjeje të lidhur me një kontekst (AB/AB, ABC/ABC). Ndërmjet lëvizjeve u vendosën qëllimisht gabime në sekuenca.

Më ngjashëm se sa mendohej

Studiuesit vërejtën se majmunët e kuptuan gabimin brenda në sekuencë. Pra ata e mësuan modelin tek i cili bazohet gramatika. Por në gabimet e vendosura në përsëritjen e sekuencave, majmunët nuk reaguan. Sekuencat përsëritëse janë pjesë e gramatikës së lidhur me kontekstin. Të kuptosh këtë duhet kapacitet më i madh të menduari.

Pra rezultatet tregojnë se si rekursioni ashtu edhe përpunimi i strukturave komplekse gramatikore janë më të ngulitura tek mënyra njerëzore e të menduarit se sa tek majmunët, megjithatë majmunët janë në gjendje që t‘ i mësojnë që të dyja. Këto aftësi pra, nuk janë aq karakteristike për njeriun, sa ishte menduar deri tani.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0