Një vaksinë amerikane rezultoi pozitive gjatë testimit tek njerëzit

Një vaksinë amerikane rezultoi pozitive gjatë testimit tek njerëzit

vaksinë amerikane

Vaksina anti-Covid e kompanive BioNTech dhe Pfizer ka dëshmuar se krijon imunitet tek njerëzit, bazuar në fazën e parë të testimit tek njerëzit, shkruan Daily Mail.

Faza e parë e testimit u bë tek 36 persona. Njerëzit që morën vaksinën prodhuan imunitet në trupin e tyre në mënyrë të barabartë me – ose më shumë se sa – ata që në të kaluarën ishin infektuar me koronavirus.

Në asnjë prej personave nuk u vu re asnjë efekt anësor i rrezikshëm, të cilët, pas vaksinës më së shumti u ankuan për dhimbje koke dhe lodhje.

Përpjekja e Pfizer-it për të bërë një vaksinë, të cilën e ka quajtur BNT162b1, është në të njejtën linje pozitive me të tjera vaksina, që po provohen në Britani. Vaksinat e tjera po zhvillohen nga Universiteti Oxford dhe Imperial College London, që gjithashtu tregojnë shenja suksesi në testimin njerëzor.

Lexoni: Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë

Këto janë disa nga 17 vaksinat që po testohen mbi njerëz, në “një garë të furishme globale” për gjetjen e vaksinës që do i japë fund pandemisë, raporton Reuters. Disa javë më parë, Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion doza nga vaksinat anti-Covid, ende në fazë testimi, që po zhvillojnë kompanitë farmaceutike BioNtech dhe Pfizer.

Dy ditë më parë, Rusia u bë i pari vend në botë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë, por studiuesit në gjithë botën janë skeptikë sepse vaksina dyshohet se është testuar vetëm në 38 persona dhe asnjë e dhënë nuk është bërë publike për studiuesit për të parë nëse vërtetë ajo funksionon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0