Një univers mundësish vetëm në një dekoder, Tring OTT risia e fundit e televizionit - Business Magazine Albania

Një univers mundësish vetëm në një dekoder, Tring OTT risia e fundit e televizionit

Tring OTT

E mbani mend kohën kur televizori ishte një “kuti magjike”, një privilegj që e gëzonte pakkush e që hera-herës e ndanim me të afërm e fqinj, sidomos gjatë spektakleve të fundvitit? Po vitet e para të demokracisë, me televizorë më modernë, kur filmat e serialet transmetoheshin në orare fikse, që i kishim thuajse të gdhendura në kujtesë? Po kohën kur ai , nga “kuti magjike”, u shndërrua në “kuti mëkati”, pasi orari i telenovelës së preferuar përplasej me atë të pastrimit të shtëpisë?

Sot nuk ka më rëndësi nëse e kujtoni apo jo, sepse, 30 vjet më pas, konceptit televiziv i kemi dhënë një tjetër dimension, atë të një multi-universi, në qendër të të cilit ndodhemi ne, ne dhe nevojat tona, ne dhe koha jonë, ne dhe liria jonë. Ndaj, sot, kur flasim për “ekranin e vogël”, flasim për të ardhmen, flasim për botë që ndërthuren, për botë që bashkohen, drejt një gjenerate avangardë, drejt një universi të ri.

E ky univers, ku gjeni gjithçka që kërkoni, quhet: TRING OTT .

Platforma hibride OTT nga TRING është risia më e fundit e teknologjisë, e cila për herë të parë po përdoret në Shqipëri.

Një dekoder i vetëm për të parë të gjithë kanalet e paketës Tring, plot 140 kanale, kanale tematike me një katalog të larmishëm të çdo zhanri, të gjitha kanalet kombëtare, për të cilat nuk ju nevojitet një dekoder i dytë në shtëpi, kanalet sportive, me paketën sportive më prestigjioze dhe ekskluzive në vend, që përfshin Uefa Champions League, Serie A, NBA, Moto Gp, si edhe kampionate të tjera të rëndësishme, por edhe kanalet kryesore ndërkombëtare, informative dhe gjeneraliste.

I një rëndësie të veçantë është shërbimi VOD (video on demand), tërësisht i rinovuar, sipas standardeve të reja teknologjike, gjithmonë e më pranë kërkesave individuale dhe target grupeve të ndryshme të shikuesve, ku do të gjeni mijëra filma, premiera botërore apo klasikët e kinemasë të çdo gjinie, seriale, dokumentarë, prodhime origjinale, programe argëtuese për fëmijë, lifestyle, art e shumëçka tjetër.

Me TRING OTT keni mundësinë për të regjistruar programin që dëshironi dhe të zgjidhni ju se kur do ta ndiqni atë, pasi mund të ktheheni 7 ditë pas në kohë dhe të mos humbisni asnjë program të transmetuar gjatë kohës kur ndiqnit rutinën tuaj të përditshme pa u shqetësuar.

Shërbimi IPTV-OTT mundëson profile te dedikuara për secilin anëtar të familjes. Do të jeni ju, prindër, që do të mund të filtroni dhe përzgjidhni programet edukative, më të duhurat për fëmijët tuaj, për të ardhmen tonë.

HYBRID OTT shkurton kohën e zgjedhjes duke ju sugjeruar se çfarë të shihni dhe si të personalizoni eksperiencën tuaj në ekran.

Risia e TRING nuk mbaron me kaq, pasi TRING OTT nuk është i disponueshëm vetëm nëpërmjet dekoderit, por mund të shkarkohet në të gjitha pajisjet “inteligjente” që ne përdorim çdo ditë: çdo pajisje me akses në internet, me sistem operativ Android ose iOS, si televizorë, telefonë, tablete apo edhe në website, duke qenë pranë jush kudo në botë, në çdo moment të ditës.

Ju mund ta përdorni atë njëkohësisht në tri pajisje dhe secili mund të ndjekë programe të ndryshme, gjithmonë me alternativën e kontrollit prindëror.

TRING OTT e bën argëtimin më të lehtë sepse ofron kanalet e preferuara dhe aplikacionet e nevojshme në një shërbim të vetëm. TRING  OTT, për herë të parë në Shqipëri, ju jep mundësinë të keni të ardhmen në dorën tuaj, të ndalni kohën, të përjetoni nostalgjinë, të krijoni një videotekë gjigante dhe të pasur, sepse në këtë multi-univers, koha është relative dhe liria absolute.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0