Një test psikologjik që lidhet me suksesin në jetë

Një test psikologjik që lidhet me suksesin në jetë


Shumë teori për suksesin janë të gabuara sepse shumica ende nuk janë verifikuar.

I ftuar në emisionin Impact Theory, fizikanti i njohur botëror Michio Kaku zbulon se si një test i thjeshtë, duke përdorur marshmallows mund të parashikojë sa të suksesshëm mund të bëheni.

Ky është një test për fëmijë, por rezultatet janë të njëjta dhe në jetë në bazë të zgjedhjeve që bëjmë.

“A do një ëmbëlsirë tani apo 2 ëmbëlsira pak më vonë?”

Fëmijët që e duan ëmbëlsirën tani, janë ata që zgjedhin rrugët e shkurtra. Ata që nuk duan të punojnë shumë.
Por, ka nga ata që zgjedhin opsionin e dytë. Ata mendojnë: “Nëse pres për dy orë, unë mund të kem 2 ëmbëlsira”.

Këta janë ata persona që në ardhmen kanë më shumë të ardhura, kanë një status më të lartë, kanë një karrierë më të suksesshme.

Në jetë mos zgjidhni rrugën e shkurtër! Ky është dhe çelësi i suksesit në jetë.
Personaliteti juaj formohet sa jeni ende të rinj.

Ajo që na bën ne ndryshe nga kafshët, është fakti që ne e kuptojmë kohën, ne kuptojmë të ardhmen. Në periudha të ndryshme kohe, jeta ka kuptime të ndryshme. Para zhvillimit të teknologjisë jeta kuptohej si: ‘Lind, Bëj fëmijë dhe Vdis’. Jeta ishte e poshtër.

Sot i kemi të gjitha mundësitë, kemi internetin. Ne vazhdimisht mendojmë për atë që mund të bëjmë e mund të bëhemi.

A mund t’i mësojmë një qeni të konceptojë të nesërmen? Kafshët jetojnë në të tashmen, ne arrijmë të konceptojmë të ardhmen. Ndryshe kjo quhet zgjuarsi.

Në një dhomë ndodhen dy njerëz, njëri me inteligjencë të lartë dhe tjetri me inteligjencë të ulët. Iu jepet detyra të vjedhin një bankë. Ai me inteligjencë të ulët e ka më të thjeshtë të vjedhë një bankë, të marrë paratë e të arratiset.

Personi me inteligjencë të lartë e vret më shumë mendjen për pasojat ligjore. Çështja është që mund të kemi disa hajdutë shumë të zgjuar, që parashikojnë të ardhmen. Kjo është ajo që na dallon nga kafshët. Ne vazhdimisht ëndërrojmë me sy hapur. Ne vazhdimisht krijojmë botë që nuk ekzistojnë. Ne duhet të rikrijojmë veten tonë. Dhe kuptimi i jetës është rizbulimi.

https://www.facebook.com/JayShettyIW/videos/1364500160361691/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0