Një teleferik i ri do të lidhë Zvicrën me Italinë

Një teleferik i ri do të lidhë Zvicrën me Italinë


Udhëtimit një-orësh me teleferik, midis stacioneve të skive në Zvicër dhe Itali i është dhënë dritë jeshile. Kalimi më i lartë në Alpe do të hapet në vitin 2021.

Ndërtimi mund të fillojë në projektin e lidhjes së jashtme të Alpine Crossing midis resorteve të Zermatt dhe Cervinia pasi, Fondacioni Zviceran për Mbrojtjen e Peisazhit dhe Hekurudhat Malore të Zermatt, nënshkruan një marrëveshje që mori në konsideratë interesat e të dyja palëve”.

Palët ranë dakod për një integrim më të mirë të peisazhit për sa i përket ndriçimit të jashtëm të stacionit në mal dhe dizajnit të ngjyrave të stacionit në luginë. Ata gjithashtu, ranë dakord të çmontonin hekurudhën ekzistuese për transportimin e mallrave mes Klein Matterhorn dhe Cime Bianche Lagi në Itali, si dhe ashensorin ekzistues të kufirit.

Puna e ndërtimit në projektin Alpine Crossing, i cili do të kushtojë rreth 30 milionë dollarë, do të fillojë menjëherë.

Gondola me trie kabllo do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, duke transportuar rreth 2,000 njerëz në orë për “jo më pak se 150 franga për një rrugë”. Për këtë çmim, turistët do të gëzojnë një kabinë luksoze me ndenjëse të ngrohta prej lëkure.

/SwissInfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0