Një startup teknologjie përdor Inteligjencën Artificiale për të... - Business Magazine Albania

Një startup teknologjie përdor Inteligjencën Artificiale për të ndihmuar restorantet

Një startup inovativ me bazë në SHBA, i quajtur Owner, po revolucionarizon mënyrën se si restorantet e vogla dhe ato familjare konkurrojnë me zinxhirët e mëdhenj globalë. Me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), Owner ofron shërbime digjitale që përfshijnë krijimin e aplikacioneve mobile, optimizimin e faqeve të internetit dhe marketingun të automatizuar për mbi 10,000 restorante.

CEO dhe bashkëthemeluesi i Owner, Adam Guild, njoftoi se kompania sapo përfundoi një raund investimi prej 120 milionë dollarësh, duke e çuar vlerën e saj në 1 miliard dollarë, vetëm një vit pas ngritjes së një fondi prej 33 milionë dollarësh. Investitorët kryesorë janë Meritech Capital dhe Headline Growth.

“Që nga fillimi kemi parë potencialin e teknologjisë së IA për të ndihmuar restorantet lokale të rriten dhe të mos mbesin pas në konkurrencën me zinxhirët e mëdhenj,” tha Guild. Ai theksoi se Owner po e “barazon fushën e lojës”, duke fuqizuar pronarët e restoranteve të pavarura me mjete të avancuara teknologjike.

Me një abonim mujor prej 499 dollarësh, Owner krijon automatikisht një faqe interneti miqësore me motorët e kërkimit, me sisteme porosie dhe shpërndarjeje, aplikacione mobile dhe programe besnikërie,  të gjitha pa nevojën për kodim. Gjithashtu, përdoret inteligjenca artificiale për të përmirësuar fotografitë e menuve dhe për të draftuar përmbajtje marketingu.

Në zhvillim e sipër është edhe një set “ekzekutivësh IA”, chatbot-e të programuar për të këshilluar pronarët e restoranteve për financat dhe marketingun, si dhe për t’u kujtuar mungesat në inventar apo për të analizuar performancën e shitjeve.

Që prej themelimit në vitin 2018, Owner ka rritur të ardhurat në disa dhjetëra miliona dollarë dhe punëson tashmë 200 veta. Investitorë të njohur si CEO i Instacart, Fidji Simo, dhe CEO i Sweetgreen, Jonathan Neman, kanë dhënë mbështetje të fortë financiare dhe strategjike.

Adam Guild, i cili është edhe pjesë e listës Forbes 30 Under 30, u frymëzua për krijimin e Owner nga një faqe interneti që krijoi për biznesin e tij familjar.

Ky startup tashmë shihet si një lojtar kyç në sektorin e teknologjisë për restorante, duke ofruar zgjidhje që rivalizojnë me kompanitë më të mëdha dhe duke dhënë një shpresë të re për bizneset e vogla në të gjithë botën.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0