Një software që njeh emocionet po testohet tek ujgurët - Business Magazine Albania

Një software që njeh emocionet po testohet tek ujgurët

njeh emocionet

Është testuar një program që tenton të zbuloje emocionet tek njerëzit nëpërmjet njohjes së fytyrës. BBC raporton se sistemi i ri që njihet si ‘AI’ përdor kamerën dhe testi po zhvillohen tek ujgurët në Kinë.

Një inxhinier, që ruajti anonimatik tha se, ka punuar në krijimin e këtij programi duke instaluar sisteme të tilla në stacionet e policisë në provincë, ku testohet emocionet e ujgurëve.

Sipas inxhinierit, kamerat që zbulojnë emocionet janë njësoj si sistemet e mëparshme që zbulojnë kur një njeri gënjen apo thotë të vërtetën, por këtë herë shumë e përparuar.

Sipas tij, sistemi i ri ‘AI’, mund të arrijë të zbulojë dhe analizojë edhe ndryshimet më të vogla të fytyrës. Ai është në gjendje që të zbulojë çdo emocion.

Lexo: Shërbimet e mesazheve po ofrojnë më shumë privatësi

Sigurisht që sistemi i ri ka rikthyer svrish debatin për shkeljen e të drejtave të njeriut që po i bëhet popullit ujgur. Sipas një avokati të njohur me këtë çështje, “kjo është diçka tronditëse”.

Ndërkohë, qeveria e Kinës ka thënë se, mbikëqyrja e ujgurëve është e nevojshme, pasi ata kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre dhe i akuzon për vrasjen e qindra njerëzve në sulme terroriste.

Ujgurët janë vazhdimisht të kontrolluar, pasi në zonë ndodhet dhe një nga qendrat më të mëdha të riedukimit, me kampe të sigurisë së lartë. Edhe kjo, për shumë aktivistë, është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

BBC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0