Një sistem i ri AI pretendon se mund të parashikojë krimet në kohë reale nëpërmjet kamerave - Business Magazine Albania

Një sistem i ri AI pretendon se mund të parashikojë krimet në kohë reale nëpërmjet kamerave

Një sistem i ri AI pretendon se mund të parashikojë krimet në kohë reale nëpërmjet kamerave

Instituti i Kërkimeve për Elektronikën dhe Telekomunikacionin në Korenë e Jugut ka prezantuar “Dejaview” – një sistem AI që analizon pamjet nga kamerat CCTV për të zbuluar  parandaluar aktivitetet me potencial kriminal. Dejaview përdor machine learning për të analizuar modelet dhe për të identifikuar shenjat e krimeve të mundshme. Ai shqyrton faktorë si ora e ditës, lokacioni, regjistrat e incidenteve të kaluara dhe variabla të tjerë për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të ndonjë ngjarjeje të dyshimtë.

Sipas një raporti nga TechXplore, kjo teknologji funksionon në dy mënyra kryesore. Së pari, ekziston një model parashikimi bazuar në kohë dhe hapësirë që vlerëson elementë të incidencave si psh nëse një krim ka ndodhur më parë në një zonë të largët gjatë natës.

Për shembull, nëse një vend i qetë dhe i izoluar ka faktorë ambienti të ngjashëm me një krim të ndodhur në orët e vona të natës në një zonë tjetër, sistemi vlerëson një rrezik të lartë për një incident tjetër. Autoritetet mund të monitorojnë më afër këto zona me rrezik të lartë përmes kamerave CCTV për të parandaluar incidentet përpara se ato të ndodhin dhe të vendosin ekipet e  gatshme në zonat dhe oraret përkatëse. Në testet në terren që përdorën të dhënat nga qyteti Seocho, ky sistem “parashikues i krimeve ” tregoi një saktësi prej 82.8%.

Komponenti i dytë i Dejaview është i quajtur “parashikimi i veprimit kriminal të individëve”.  Ai përqendrohet në individët që konsiderohen “me rrezik të lartë” për të përsëritur të njëjtat krime. Duke ndjekur modelet e lëvizjeve të tyre, teknologjia mund të analizojë nëse sjellja e tyre tregon se ata mund të kryejnë një krim tjetër së shpejti.

Sa i përket mënyrës se si Dejaview ka fituar inteligjencën e tij, teknologjia është trajnuar me një dataset të madh prej mbi 32,000 klipesh CCTV që kapin incidente të ndryshme kriminale gjatë një periudhe trevjeçare. AI ka mësuar të njohë modelet nga këto të dhëna dhe tani aplikon këtë “njohuri” në mënyrë të drejtpërdrejët në skena që ndodhin në kohë reale.

Sigurisht, implikimet Orwelliane të parashikimit të krimeve nga AI do të ngjallin debate, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjekjen e individëve. Për momentin, duket se instancat qeveritare po e kufizojnë përdorimin e Dejaview në infrastrukturën e sigurisë publike si aeroportet, objektet e energjisë, fabrikat dhe monitorimin e ngjarjeve kombëtare. Përdorimi komercial për agjencitë e sigurisë të specializuara pritet të jetë i aksesueshëm deri në fund të vitit 2025.

Koreja e Jugut nuk është e vetmja që po eksploron këtë teknologji. Argentina gjithashtu ka krijuar një njësi të re AI me qëllim parandalimin, zbardhjen, hetimin dhe ndjekjen e kriminelëve duke përdorur algoritme të specializuara. Qasja e Argjentinës shkon një hap më tej duke analizuar të dhëna përtej CCTV-së, duke përfshirë mediat sociale, faqet e internetit dhe madje edhe dark web-in.

 

 

ts

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0