Grande Pyramide K 2019 (Piramida e Madhe K 2019), një projekt për të cilin është punuar në mënyrë sekrete prej 6 vitesh sjell në dritë një autor të ri që ka lënë Parisin pa fjalë dhe pritet të jetë kryefjala e ditës ndërkohë që filmi i tij pritet të shpërndahet botërisht.
Njerëzimi i mahnitur ndër shekuj para madhështisë së piramidave dhe në mungesë të aftësisë për të kuptuar misterin e mënyrës së ndërtimit të tyre në një epokë ku teknologjia mungonte, ka hedhur hipoteza të ndryshme të përballueshme për arsyetimin e masës apo për imagjinatën njerëzore. Hipoteza që fillojnë me mitologjiken: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “ Piramidat u ndërtuan nga Alienët”.
Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar ne Histori dhe Studime Europiane, zbuluan këtë mister të lashtë duke na ardhur me teorinë e tyre të pa kundërshtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.
Ky film hedh poshtë një seri teorish dhe evidenton prova dhe fakte për ndërtimin e piramidës së Madhe të Keopsit. Filmi tregon në mënyrë të detajuar se si është ndërtuar piramida dhe veç kësaj, shpalos një seri të gjatë enigmash, të cilat deri më sot kanë qenë të pazgjidhura.
Me këtë film, Fehmiu guxon të hedhë poshtë teoritë, të cilat i mësojmë që në vegjëli në shkollë dhe na fton ta shohim të vërtetën mbi lindjen e qytetërimeve antike në mënyrë të pakonceptuar më parë. Filmi e vë spektatorin përpara fakteve të pakundërshtueshme dhe sfidon shkencetarë e studiues, të cilët përsërisin dhe përcjellin atë që u kanë lënë trashëgimi historianë të mëparshëm. Ai na fton të hapim mendjen dhe të bëhemi analitikë për informacionet që na ofrohen dhe jo t’i marrim ato si të mirëqena. E ardhmja është e njeriut analitik dhe kritik dhe që nuk e merr informacionin siç ia servirin, por guxon të hulumtojë.
Filmi dokumentar Grande Pyramide K 2019 e pati premierën e tij në Paris në 28 shtator dhe daljen e dytë në 4 tetor. Për shkak të kuriozitetit dhe interesit të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar, vazhdon të shfaqet në salla të tjera në Francë dhe jashtë saj. Shpresojmë që së shpejti të kemi fatin ta shohim edhe në shqip.
Është koha që historia e antikitetit, ashtu siç ne e njohim, të rishikohet dhe Fehmi Krasniqi na dha bazat për këtë.
Më poshtë do të gjeni të përkthyera disa nga përshtypjet e spektatorëve francezë pasi kanë parë filmin:
Url : https://youtu.be/tb6jaFnUiws
Liliane le Blevec tha se kjo është, “Një punë e jashtëzakonshme, shumë mirë e dokumentuar. Hapen shumë perspektiva të reja të historisë antike të njerëzimit. Mendoj që arkeologët duhet të lidhen me shkencëtaret për t’i parë këto të dhëna me thellë. Kishim parë që disa gjëra nuk shkonin në Egjipt dhe këtu në film provat janë evidente”.
Ndërsa Jean Noel Tribolo tha, “Fehmi Krasniqi shpjegon një teori përfundimisht reale dhe realiste për ndërtimin e piramidave. Faleminderit për këtë punë! Padyshim që do të dëgjojmë për të”.
Në datën 22 tetor, Fehmiu do të jetë live në Nurea TV dhe mund ta ndiqni në Linkun
Site Web i filmit
Kanali Youtube
Faqja e Facebook ku mund të përditësoheni:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.