Një rregull i ri për meshkujt që përdorin transportin publik - Business Magazine Albania

Një rregull i ri për meshkujt që përdorin transportin publik


Madridi ka ndaluar zyrtarisht që meshkujt të hapin këmbët në transportin publik. Mund t’iu tingëllojë çuditshëm, por meshkujt e kanë këtë zakon të keq.

Për ta kuptuar më qartë, kur meshkujt i hapin këmbët gjerë ndërkohë që janë ulur në autobus apo tren, duke bllokuar kështu vendin që askush tjetër mos të ulet, për femrat e Madridit është një zakon i bezdisshëm.

Sistemi i transportit publik në Madrid EMT ka punuar ngushtë me politikat e qytetit për gjininë dhe diversitetin për të krijuar rregullin e mësipërm. EMT do të vendos shenja të reja në të gjitha metrot dhe autobusët për të ndalur hapjen e këmbëve nga burrat duke shpresuar që meshkujt t’i binden këtij rregulli të ri.

Ende është e paqartë nëse do të ketë gjoba për ata që nuk e respektojnë këtë rregull.

nje-rregull-ri-per-meshkujt-qe-perdorin-transportin-publik-businessmag

Kjo është një përgjigje për gratë që protestojën kundër këtij “fenomeni” në Madrid. Një grup femrash të quajtura “Gratë në Luftë”, kanë protestuar për disa kohë dhe i kanë drejtuar një peticion Kryetarit të Bashkisë së Madridit për të ndaluar këtë zakon të bezdisshëm. Në median sociale ato u përhapën ngado me hashtagun #MadridWithoutManspreading.

Madridi nuk është qyteti i parë që praktikon këtë rregull. New York City ka mbajtur një fushatë në vitin 2014 të quajtur: ‘Ju lutem ndaloni “hapjen e këmbëve”. Shumë meshkuj u arrestuan për këtë zakon, por më pas akuzat nuk u miratuan.

Ndoshta ky rregull duhet të praktikohet dhe në vendin tonë. Nëse udhëtoni me transportin publik, respektoni hapsirën personale të tjetrit, të paktën në këto ditë të nxehta vere…

/TheCultureTrip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0