Një portal i ri do t’iu shërbejë studentëve të Shqipërisë

Një portal i ri do t’iu shërbejë studentëve të Shqipërisë


Portalistudentor.al është projekti më i ri për të cilin po punon Gevio Tabaku. Kur ishte maturant shpesh haste vështirësi për të gjetur informacione apo materiale të organizuara online që mund ta ndihmonin në provimet e maturës. Mungesa e një burimi të sigurt për ta bërë më të thjesht rrugëtimin e tij drejt universitetit, e nxiti që t’i futet punës e ta krijojë vet zgjidhjen e këtij problemi.

“Nuk isha i familjarizuar me provimet e maturës dhe me llojin e pyetjeve që do të më binin në provim,” thotë Gejvo për Business Mag. “Kjo më shtyu të mendoja rreth një portali i cili do të ndihmojë maturantët, por jo vetëm, për çdo paqartësi të tyren”.

Portali Studentor është i organizuar si një komunitet online, ku ti mund të angazhohesh me pjesëtarët e tjerë të komunitetit. Ti mund të bësh pyetje dhe të marrësh përgjigje, ose mund t’u përgjigjesh pyetjeve që anëtarët e tjerë kanë bërë.

Portali gjithashtu shërben si një hapësirë online ku falë materialeve të ndryshme, kurseve dhe ushtrimeve që gjenden aty, mund të mësosh më mirë. Gjithashtu, për maturantët janë siguruar teste përgatitore për provimet e maturës.

Gevio thotë se portali është i fokusuar dhe te studentët e rretheve.

“Nëse je nxënës që jeton në rrethe dhe vjen për të nisur universitetin në Tiranë, e ke të vështirë të ambientohesh në fillim kështu që medoemos ke nevojë të pyesësh rreth çdo gjëje”.

Nëse ata janë duke kërkuar një shtëpi me qera në Tiranë për t’u akomoduar për nisjen e studimeve, Portali Studentor iu vjen në ndihmë duke listuar ofertat e fundit të shtëpive me qera.

Që prej muajit Mars të vitit 2019, portali është i aksesueshëm për të gjithë, mjafton të regjistroheni duke krijuar llogarinë tuaj dhe më pas do të njiheni me të gjitha kategoritë dhe shërbimet e ofruara. Megjithatë ende ka punë për t’u bërë për ta pasuruar me përmbajtje, kurse online dhe për t’i bërë të gjithë studentët e vendit tonë përdorues të tij.

Për këtë arsye, Gevio Tabaku ka garuar në kompeticionin SuperGeneretion nga Albtelecom, ku u shpall dhe fitues i çmimit me vlerë 1000 euro.

“Me mbështetjen që morëm nga Agna Group dhe ALBtelecom, do punojmë për ta ndryshuar të gjithë strukturën online,” shton Gevio, “Në vazhdim do të fillojë dhe prezantimi i portalit në shkolla të mesme dhe universitete në mënyrë që nxënësit dhe studentët të njihen me të”.

Një shprehje e vjetër thotë “Gjithkush dhe çdo gjë rreth jush është mësuesi juaj” , dhe Portali Studentor mësuesi më i ri për të gjithë të rinjtë shqiptarë të epokës dixhitale. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0