Një planet dhe një yll kanë emra shqiptarë - Business Magazine Albania

Një planet dhe një yll kanë emra shqiptarë


Në Galaktikë, një planet dhe një yll do të kenë emra shqiptarë. Planeti quhet ARBER, ndërsa Ylli ILLYRIAN.

Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve ka certifikuar zgjedhjen e bërë nga shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Lajmi është bërë i ditur nga astrofizikantja Mimoza Hafizi, e cila vlerësohet të ketë lobuar për këtë. Ndërkohë edhe studies jashtë vendit e kanë ndarë këtë lajm, duke uruar dhe shkencëtaren shqiptare. Planeti dhe ylli me emra të dashur për ne, janë 400 vite dritë larg planetit Tokë.

Në statusin e saj në rrjetin social Facebook, Hafizi shkruan:

Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve çertifikoi zgjedhjen që mijra shqiptarë i bënë emrit Arber për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.

Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë!

Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor!

Le të jetë Arberi simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë!

Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën.

Gëzuar vitin 2020!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0