Një Peticion Online për Diasporën

Një Peticion Online për Diasporën


Doktori i ekonomisë z.Mark Kosmo, është kryetar i Massachusetts Albanian American Society në Boston. Gjithashtu ka qenë i angazhuar me Programin e Diasporës Shqiptare  në Universitetin e Harvardit. Së fundmi, ai është angazhuar në krijimin e një Peticioni Online për Diasporën. I kontaktuar nga BusinessMag.al ai na tregon pse e ka ndërmarrë këtë iniciativë dhe cili është qëllimi i këtij peticioni. Ky peticion në vetvete mbart bashkëpunim të sinqertë nga qeveria shqiptare. Ai synon diçka serioze dhe jo vetëm shfaqje politike dhe fjalë boshe. Për të qenë i qartë, ai shprehet se shpreson një bashkëpunim të mirfilltë dhe serioz.

“Kjo çështje nuk është marrë seriozisht asnjëherë”,- shprehet ai. Kosmo thotë gjithashtu se mungesa e pjesëmarrjes në Samit nuk ishte rastësi, pasi vetë kryeministri i vendit zoti Rama nuk është angazhuar asnjëherë seriozisht lidhur me këtë çështje. Çështja e diasporës sipas tij nuk po merret seriozisht dhe krijimi i këtij peticioni shprehet se është diçka e nevojshme. “Nëse duhej t’i jepja një qeverie shqiptare një vlerësim prej 1-10 për angazhim serioz të diasporës, një 2 do të ishte tepër bujar”,- thotë ai. Më tej ai thotë se nuk pret diçka pozitive nga Rama, por çështjet përdiasporën po i shtron për atë vetë dhe për të gjithë ato që do të vijnë pas tij.

Ju mund të shikoni këtu Peticionin për Diasporën

Lexo:  Ja si mendon t’i lidhë shqiptarët në botë Mark Kosmo

Për BusinessMag. al ai shprehet se ky peticion ka tre qëllime :

  • Bashkëpunime formale me qeverinë
  • Më shumë vetëdije dhe diskutim për diasporën
  • Diskutim me kryeministrin dhe me të gjithë ato që do vijnë pas tij në lidhje me çështjen e diasporës

Më 12 Mars 2019 Marku i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë, përmes së cilës ka shfaqur dëshirën për të bërë 5 rekomandime, ku gjithashtu është shfaqur i hapur të diskutohet edhe për çështje të tjera. Ndër kërkesat e tij janë:

  1. Ministri i Shtetit për Diasporën t’u përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të dërguara nëpërmjet postës elektronike nga përfaqësues të ndryshëm të diasporës dhe mos t’i injorojë përgjithësisht ato siç ka bërë deri tani.
  2. Çdo Samit i ardhshëm i diasporës duhet të jetë mbarëshqiptar dhe duhet të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me mbështetjen e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.
  3. Të zgjidhet një grup pune prej 15-20 personash nga organizatat udhëheqëse të diasporës së bashku m e Ministrinë e Shtetit për Diasporën, Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe Ministrinë për Diasporën në Kosovë.
  4. Konsultimet me grupin e punës dhe mbledhjet me diasporën të bëhen pjesë e pandashme e zbatimit dhe strategjisë.
  5. Krijimin e një Këshilli Global të Diasporës mbarëshqiptare, duke përfaqësuar të gjitha vendet e origjinës në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovçin).
  6. Krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës duhet të shtyhet, derisa grupi i lartpërmendur i punës të mund t’i shqyrtojë tërësisht të gjitha alternativat në mënyrë  gjithëpërfshirëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0