Këto ekrane TV sjellin një përvojë vizuale përtej argëtimit - Business Magazine Albania

Këto ekrane TV sjellin një përvojë vizuale përtej argëtimit

Nëse më parë televizori ka qenë thjesht një pajisje e madhe, i cili qëndronte si një gjigant i heshtur në krye të dhomës së ndenjes, tani gjërat kanë ndryshuar. Në kohët e arta të këtij mediumi (që tani nuk na duken dhe aq të arta) ky medium i ri rreth viteve ’60 shërbente vetëm si përcjellës informacioni dhe nuk ofronte asnjë lloj ndërveprimi tjetër. Tani përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë dhe është lideri i industrisë së elektroshtëpiakeve e jo vetëm, Samsung Electronics, ai që ka ndryshuar ‘lojën’. Modelet e fundit të televizorëve Neo QLED dhe OLED janë një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit. Linja e re e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet tek përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar.Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm.

Figurë kinematografike  absolute nga komoditeti i shtëpisë suaj

Shijoni përmbajtjen tuaj të preferuar, nga komoditeti i shtëpisë suaj, por me cilësinë e një ekrani kinemaje. Televizorët e rinj Samsung vijnë me teknologjinë Quantum Dot. Nga cilësia fantastike e figurës deri te audio gjithëpërfshirëse, për një përvojë të vërtetë kinematografike, Samsung theksoi në linjën e tij 2023, saktësinë e ngjyrave, duke e bërë kështu HDR OLED të parin në botë i aprovuar nga Pantone.

argëtim

Detajet më të imëta të mundësuara nga Quantum Matrix Technology Pro do ju përfshijnë thellë në aksion duke ju dhënë emocione të papërshkrueshme. Falë AI niveli i kontrastit, është si asnjëherë më parë, duke bërë që çdo gjë që shikoni të jetë e qartë si kristal përpara syve tuaj.  Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED janë pasuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj.  Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi.

Fuqizoni jetën tuaj të përditshme

Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë. Këtë vit, Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të Neo QLED. Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe të bashkëveproni me kolegët tuaj. Modelet e reja Neo QLED ju lejojnë të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e QLED.

Një jetë më e shëndetshme falë televizorëve Samsung

Për ta apasionuarit pas mirëqenies e fitness-it, Neo QLED ju mundëson gjithashtu të krijoni një rutinë të shëndetshme jetese. Samsung Health ofron një librari të mrekullueshme me përmbajtjet më të mira të stërvitjes në shtëpi që fillojnë nga meditimi e deri te rutinat e stërvitjes intensive. Mund ta shikoni veten duke bërë ushtrime në të njëjtën kohë me trajnerin tuaj përmes kamerës së hollë të lidhur me Neo QLED.

Një përvojë e re Gaming

Kur vjen koha për t’u argëtuar, modelet e reja Samsung Neo QLED ofrojnë një sërë veçorish të dedikuara për t’i bërë këto pajisje edhe më të përsosura për lojëra. Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët.

Super Ultraëide GameVieë ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9 dhe me Game Bar-i i përmirësuar kontrollon në çast përmirësimet e lojërave dhe statistikat në kohë reale.

Më në fund, për të zgjeruar opsionet e shikimit, Samsung ofron Samsung TV Plus në të gjithë linjën e tij të televizorëve inteligjentë. Shërbimi falas i TV (FAST) dhe video on-demand (sipas kërkesës), ofron mbi 1800 kanale globalisht, duke përfshirë mbi 50 kanale në pronësi, duke arritur në 24 vende dhe 465 milionë pajisje globalisht në televizorin dhe pajisjet celulare të kompanisë. Është 100% falas dhe nuk kërkon shkarkime, abonime ose pajisje shtesë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0