Një park fotovoltaik në Vaun e Dejës - Business Magazine Albania

Një park fotovoltaik në Vaun e Dejës

park fotovoltaik

Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për ndërtimin e  centralit  gjenerues të  energjisë  elektrike  fotovoltaike  dhe  veprave ndihmëse në  digën  e  Qyrsaqit,  HEC  Vau  i Dejës, Qarku Shkodër.

Referuar vendimit, centrali i energjisë fotovoltaike do të ketë një kapacitet të instaluar: 5.143 mwp.

Koha për ndërtimin   dhe   vënien   në   operim   të   parkut fotovoltaik  do  të  jetë  brenda  24  (njëzet  e  katër) muajve nga marrja e lejes së ndërtimit ndërsa vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë është në digën e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër.

Afati  i  miratimit  të  ndërtimit është  48 (dyzet  e tetë) muaj.

Korporata   Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.) ka detyrimin që  të  paraqesë  periodikisht,  çdo  3  (tre)  muaj, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ose  institucioneve  të  tjera  të  autorizuara  prej saj, informacion  mbi  ecurinë  e  ndërtimit  të  centralit fotovoltaik.

Ky investim, synon të diversifikojë investimet në fushën e energjisë, një prioritet ky ndërkombëtar.

Pavarësisht burimeve të mëdha hidrike, Banka Botërore ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për diversifikim të investimeve në fushën e energjisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0