Një ofertë pranverore për një shtëpi të pastër - Business Magazine Albania

Një ofertë pranverore për një shtëpi të pastër

ofertë pranverore

Erdhi pranvera dhe së bashku me të, pastrimi tradicional i pranverës. Është koha të shijoni freskinë dhe pastërtinë e përsosur të shtëpisë tuaj, kështu që Samsung për të ndihmuar ka sjellë ulje të mahnitshme deri në 30 përqind në modelet e zgjedhura të fshesave me korent, lavatriceve dhe tharëseve, si dhe makinave të kombinuara larëse-tharëse.

Lavatricja inovative WW8500T përdor pastrim të thellë dhe higjienik të avullit që heq 99.9% të baktereve dhe alergenëve nga rrobat. Falë teknologjisë Eco Bubble™, detergjenti shndërrohet në flluska, kështu që futet shpejt në pëlhurë dhe heq lehtësisht papastërtitë, teksa kursen energji dhe ruan ngjyrat dhe strukturën e pëlhurës[1]. Nëse keni harruar të fusni një veshje, teknologjia AddWash lejon që ato të shtohen lehtësisht gjatë larjes.

Kur bëhet fjalë për tharjen e rrobave, me tharësen DV8000T, rrobat do të thahen jashtëzakonisht shpejt dhe do të jenë gati për t’u veshur. Duke zgjedhur ciklin Super Speed, mbushja e përzier e pambukut dhe veshjeve sintetike mund të jetë e thatë në vetëm 81 minuta[2], dhe me teknologjinë Silent Dry që eliminon zërin dhe një algoritëm për optimizimin e shpejtësisë së rrotullimit, niveli i zhurmës do të ulet.

Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shijojnë kohën e tyre të lirë më gjatë, sepse pastrimi i shtëpisë nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Fshesa me korrent Jet 90E pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve, ndërsa furça turbo mbledh grimcat më të vogla të pluhurit nga qilimi. Përveç kësaj, sistemi i filtrit me pesë shtresa eliminon me sukses pluhurin dhe alergenët nga ajri.

Së bashku, këto pajisje e bëjnë shtëpinë të freskët dhe të pastër, dhe kursejnë kohë si dhe buxhetin e shtëpisë, falë zbritjeve deri në 30 përqind, për çdo blerje të këtyre pajisjeve deri më 2 maj 2021 ose derisa të zgjasë stoku. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/clean-promo-2021/.

Produktet e zgjedhura gjithashtu vijnë me një garanci pesë-vjeçare që vlen për disa makina larëse dhe fshesa me korent të blera në periudhën nga 1 shkurt deri më 31 maj 2021, si dhe për makina tharëse dhe makina të kombinuara larëse dhe tharëse të blera në periudhën nga prilli 1 deri më 31 maj 2021. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/5yw-promo-2021/ .

[1] Bazuar në raportin e laboratorit për testimin e performancës së ndërmarrjes Springboard Engineering në shiritat EMPA, në krahasim me teknologjinë e zakonshme të detergjentit dhe flluskës pa veprim mekanik.

[2]  Testuar në Samsung DV8000T në përputhje me standardin IEC dhe sasinë e rrobave që peshojnë 3 kg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0