Një neuroshkencëtare zbulon ushtrimin e trurit për një kujtesë më të fortë dhe gabimin që mund ta 'dëmtojë' atë - Business Magazine Albania

Një neuroshkencëtare zbulon ushtrimin e trurit për një kujtesë më të fortë dhe gabimin që mund ta ‘dëmtojë’ atë

Dr. Amishi Jha

Kujtesa mund të jetë e ndërlikuar. Ne mendojmë se do të mbajmë mend shumë më tepër nga sa bëjmë në të vërtetë. Pastaj përballemi me një moment beteje, duke dështuar të përcaktojmë detaje specifike të një ngjarjeje që kemi përjetuar dhe pyesim veten se sa pjesë të jetës sonë po fiksojmë në memorien tone plotësisht.

Me siguri ju ndodh shpesh që diçka që dini nuk del në sipërfaqe në momentin që ju nevojitet. Më pas vjen momenti konfuzues ku mendoni: “Unë duhet ta di këtë”. Por, pse ndonjëherë na dështon aftësia për të “regjistruar” dhe çfarë mund të bëjmë për këtë?

Të trajnosh trurin të mbajë mend më mirë kërkon fokus

Ajo që ne mendojmë se është një problem memorie është shpesh në fakt një problem vëmendjeje. Si një neuroshkencëtare dhe profesoreshë e psikologjisë që studion vëmendjen, kam zbuluar se ekzistojnë tre elementë kyç që forcojnë kujtesën:

  1. Prova

Përdorni vëmendjen tuaj për të gjurmuar informacionin, emrin që sapo dëgjuat kur u prezantua një kolege e re; faktet më të rëndësishme nga trajnimi i punës ku jeni; detajet e një eksperience argëtuese që sapo keni pasur.

Kur rishikoni nuancat e një momenti të gëzueshëm (p.sh., një dasmë familjare, dollitë, shija e tortës) ose një moment i dhimbshëm, edhe kjo është një provë.

Lexo edhe: 5 mënyra të provuara shkencërisht se si të përmirësojmë kujtesën

  1. Përpunimi

Përpunimi përfshin përdorimin e vëmendjes për të lidhur përvojat ose informacionin e ri me njohuritë ose kujtimet që keni tashmë. Ju mund të ruani kujtime shumë më të pasura duke elaboruar në këtë mënyrë.

Shembull: Imagjinoni një oktapod. Tani ju them: një oktapod ka tre zemra. Nëse nuk e dinit tashmë, -ndërsa e lexoni këtë – po lidhni atë njohuri të re me imazhin ekzistues që keni të një oktapodi.

Herën tjetër që të shihni një oktapod ose një video të një oktapodi, mund të kujtoheni papritur, t’i drejtoheni personit pranë jush dhe t’i thoni: “A e dinit që një oktapod ka tre zemra?”

  1. Konsolidimi

Dy proceset e përmendura më sipër mbështesin formimin fillestar të memories. Por për të kaluar nga këto faza fillestare në ruajtjen e informacionit në një formë më të qëndrueshme për një periudhë të zgjatur, e njohur si memorie afatgjatë, kjo kërkon konsolidim.

Konsolidimi përfshin formimin e lidhjeve midis grupeve specifike të neuroneve që kodojnë elementët e kujtesës duke riluajtur aktivitetin e synuar të trurit. Rishfaqjet e përsëritura forcojnë gjurmën e kujtesës afatgjatë.

Nga ana tjetër, sipas profesoreshës Amishi Jha, të qenit shumë i fokusuar tek detyrat tuaja mund të dëmtojë kujtesën dhe kreativitetin.

Ne vlerësojmë dhe kemi prioritet të përqendruarit vazhdimisht te detyrat. Dhe ne nuk e shohim kohën e ndërprerjes mendore – kur shkëputemi qëllimisht nga gjetja, kapja dhe drejtimi i ngushtë i vëmendjes sonë te ndonjë detyrë okupuese – si një gjë të vlefshme. Porn ë faktt pikërisht kjo shkëputje është mjaft e nevojshme për të forcuar kujtesën dhe kreativitetin e trurit.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0