TikTok ka më shumë se 200 milionë përdorues aktivë mujorë në Europë, ose afërsisht një në tre qytetarë të kontinentit, njoftoi të premten platforma e videove të shkurtra, duke theksuar rritjen e shpejtë të saj sidomos tek të rinjtë.
Ky është një rritje nga 175 milionë përdorues vitin e kaluar, në 32 vende europiane. TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën që vizitojnë aplikacionin çdo muaj, sipas një zëdhënësi të kompanisë. Edhe pse platforma përballet me sfida rregullatore në vende të ndryshme, presioni më i madh ka ardhur nga SHBA, ku presidenti Donald Trump po shtyn për shitjen e aseteve të saj atje.
Lexo edhe: Spoonbill PMS – Digjitalizimi i mikpritjes për t’u përballur me sfidat e vërteta
Në Europë, TikTok u gjobit me 530 milionë euro (600 milionë dollarë) në maj nga rregullatori kryesor i privatësisë në BE.
Ndërkohë, ByteDance pritet të nisë një program blerjeje aksionesh nga vetë punonjësit, që do ta vlerësojë kompaninë kineze me mbi 330 miliardë dollarë, raportoi Reuters në fund të gushtit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto