Një lider i lindur vepron kështu

Një lider i lindur vepron kështu


“Ai është një lider i lindur”. Mund ta keni dëgjuar shpesh këtë shprehje, që për shumë është një nga komplimentet më të bukura. Por, sipas një sondazhi të Gallup, 1 në 10 liderë, është një lider i lindur.

Këtu lind dhe pyetja:

Çfarë e bën të mirë një lider? Janë disa atribute që disa njerëz i kanë në natyrën e tyre. Por, nëse ndiheni sikur nuk i përkisni këtij grupi mund të praktikoni këto këshilla:

1. Motivo duke patur një mision dhe një vizion.

Vizioni juaj duhet t’i bëjë punonjësit të ndihen të veçantë, njësoj si të ishte ideja e tyre dhe të gjithë të punojnë me entuziasëm drejt realizimit të saj.

Komunikojeni misionin/vizionin tuaj herë pas here dhe pasi ta bëni këtë sigurohuni që çdo punonjës të kuptojë se si përshtatet puna e tij me qëllimet tuaja.

2. Puno me veten për të kapërcyer fatkeqësinë dhe rezistencën.

Karakteri i vërtetë shihet në kohë të vështira. Shpesh drejtuesit përfshihen në stuhi në vend që ta parandalojnë atë.

Të gjithë mund të kemi njohur një menaxher, i cili në kohë të vështira fajësonte punonjësit, drejtonte gishta madje merrej dhe me thashetheme kur i binte ndonjë fjalë në vesh.

Për të qenë lider, këto sjellje duhen shmangur me çdo kusht. Sjellje që duhet t’ia transmetoni dhe ekipit tuaj.

3. Nxit një kulturë për përgjegjësi.

Përgjegjësia është një nga forcat më të mëdha në tokë. Pa të, organizatat shkojnë drejt falimentimit, pasi mund të rrethohesh nga një spirale vdekjeprurëse, ku drejtohen vetëm gishta, me mentalitetin “nuk është rrethi im”, inefiçencë dhe dështim.

Si lider, ti duhet të pranosh fajin, të fokusohesh në mënyrat e përmirësimit dhe të adresosh ata që nuk punonjnë.

Përgjegjësi gjithashtu do të thotë të zotërosh dhe të festosh suksesin si një skuadër.

4. Ndërto marrëdhënie që krijojnë besim dhe transparencë.

Asgjë nuk është më transparente sesa dikush kur nuk është transparent. Shumë njerëz nuk e kanë këtë cilësi, por për të qenë një lider kjo është e domosdoshme.

Ji i pastër si uji, transparent dhe ki integritet. Fjala juaj do të ketë peshë dhe kultura në ambjentin tuaj të punës do nxisë besim dhe transparencë. Gjithçka është në dorën tuaj.

5. Merr vendime bazuar te produktiviteti dhe jo politikat.

Shumë liderë ia dalin duke bërë lojëra politike, manipulime edhe tek njerëz të pafuqishëm në korporatën e tyre. Por, loja e tyre nuk zgjat shumë.

Politikat lëruani politikanëve ndërsa ju fokusohuni te gjërat e drejta, në kohën e duhur. Kujdesuni për tre gjëra: biznesi, idetë e mëdha dhe njerëzit e tu dhe këto tre gjëra do të kujdesen për ju.

Mos u sforconi! Punoni fort për këto pesë atribute për ta bërë më të lehtë rrugën tuaj drejt të qenit lider.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0