“Një Libër për Preshevën”,  fushata e studentëve të kolegjit universitar “Bedër”, siguron qindra libra në pak ditë

“Një Libër për Preshevën”,  fushata e studentëve të kolegjit universitar “Bedër”, siguron qindra libra në pak ditë

~6 minuta lexim


Një grup studentësh të masterit shkencor në Shkenca Komunikimi, kanë prezantuar fushatën sensibilizueze “Një Libër për Preshevën”. Nisma bëri bashkë personalitete të fushave të ndryshme, politikanë, përfaqësues të botës akademike, të gazetarisë dhe shoqërisë civile në funksion të qëllimit final, mbledhjes të sa më shumë librave jashtëshkollore në gjuhën shqipe dhe mjeteve arsimore për disa shkolla në Luginën e Preshevës.

Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. dr. Ferdinand Gjana shkoi edhe më tej duke premtuar që institucioni që ai drejton do të japë disa bursa sociale dhe ekselence për vitin e ardhshëm akademik për nxënësit e Luginës së Preshevës.

I ftuari i nderit në këtë aktivitet, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndau me të pranishmit lajmin e mirë se më në fund, po shkon drejt zgjidhjes problematika shumëvjecare e mungesës së teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit dhe me në fund duke nisur nga viti shkollor 2017-2018, nxënësit në Luginë do të mësojnë me rreth 43 tekste të reja të gjitha në shqip, të përgatitura nga Shqipëria.

Drejtuesi më i rëndësishëm vendor në Luginën e Preshevës tha se është e nevojshme që Shqipëria të jetë më e pranishme në proceset zhvillimore të Luginës së Preshevës, në jetën social-ekonomikë, arsim dhe shëndetësi.

Arifi e konsideroi nismën studentore për mbledhjen e librave dhe mjeteve arsimore një simbol të marrëdhënieve mes shqiptarësh. Kreu i Komunës së Preshevës pohoi se për shqiptarët në Luginë, kjo nismë ka një vlerë të jashtëzakonshme sidomos në aspektin emocional, madje më shumë sesa mund të mendohet nga vetë grupi nismëtar i kësaj fushate.

Preshevarët nëpërmjet kësaj nisme kanë për ta ndjerë veten si një selam që vjen nga nëna e tyre Shqipëri,” u shpreh mes të tjerash Shqiprim Arifi i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga publicisti dhe njëkohësisht drejtuesi i televizionit “Spektri” në Bujanovc, Nehxhat Behluli.

Ndërkohë Zv.Ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Shpati Kolgega e konsideroi fushatën “Një Libër për Preshevën”, një nisëm me dimension shpirtëror që bën bashkë të rinjtë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Z.Kolgega premtoi angazhimin e tij që nisma të jetë mbarëkombëtare me përfshirjen edhe të shkollave dhe universiteteve të vendit.

Në aktivitet mbajti një fjalë përshëndetëse edhe blogeri Olti Curri, i cili mes të tjerash është “pagëzuar” nga vetë studentët edhe si ambasadori i fushatës “Një libër për Preshevën”. Olti Curri e cilësoi nismën të veçantë, më shumë mesazhin që përcjell sesa për sasinë e librave që do të mblidhen, teksa premtoi mbështetjen e tij maksimale që fushata të përhapet edhe më shumë.

Publicisti dhe pedagogu Agron Tufa dha shembullin konkret të ndihmës në këtë fushate duke dhuruar 200 libra në ndihmë të fëmijëve në shkollat e Luginës së Preshevës, ndërsa deri tani në pak ditë të nismës janë grumbulluar afro 1 mijë libra dhe shuma monetare nga individë dhe biznese që do të dërgohën në shkollat e Luginës së Preshevës në fillim të muajit mars.

Kushdo që dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme, mund të kontaktojë me studentët në rrjetet sociale nëpëmjet faqes ‘’Një libër më shumë për Preshevën në Facebook dhe në #perpresheven në instagram. Librat dhe kontributet e tjera dhurohen në ambjentet e Kolegjit Universitar Beder.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0