Një koncept i ri në bllok nga Aladini - Business Magazine Albania

Një koncept i ri në bllok nga Aladini

Duket që risitë në treg do i sjellin kompanitë e teknologjisë edhe në industritë tradicionale të shitjeve me pakicë. Aktualisht sapo filloi një koncept i ri ‘Retail’ në bllok nga kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri, Aladini.al

Përveç se dyqani i parë Omni-Channel, një koncept ku miksohet shitja online me atë tradicionalen, Aladini ka menduar një përshtatje edhe më unike si pasojë e nevojave unike të tregut Shqiptar me shitjet online.

Dyqani i parë me një koncepti të ri që sapo është hapur në bllok përballë BKT është një risi në treg. Do të funksionojë si një pikë për krijimin e eventeve me fokus produktet që Shqiptarët përdorin.

Drejtuesit e Aladini shprehen se dyqani i ri në bllok do të shërbejë si një pikë takimi e ofruesve të shërbimit me konsumatorin. Çdo javë dyqani do të ketë një event të ri, me fokus një kategori specifike, ku do të demostrohen benefitet e këtyre produkteve të shoqëruara me ekspertë që i tregojnë ato. Në këtë mënyrë konsumatorët e interesuar për secilën kategori mund të kenë një vend ku të diskutojnë me ekspertët për të kuptuar më mirë se çfarë po konsumojnë.

Çdo javë tematika do të zgjidhet ndryshe sipas nevojave të konsumatorëve. Një javë, mund të fokusohen tek produktet e një jete më të shëndetshme, një javë tjetër tek produktet e pikturës, një javë tjetër tek produktet e reja në tregun tregun e telefonave dhe kështu me rradhë çdo javë do jetë një fokus i ndryshëm.

Lexo: Krijohet Shoqata e E-commerce-it Shqiptar

Java e parë që fillon në datë 17 Prill do të ketë në vëmendje produktet ‘’Cool’’ në treg, ku markat të cilat kanë këto produkte do i japin mundësi konsumatorit ti provojnë dhe njëkohësisht nëpërmjet ekspertëve do kenë mundësi të kuptojnë benefitet e tyre. Java tjetër do jetë e fokusuar tek produktet për një jetë më të shëndetshme. Java e tretë do jetë e fokusuar tek produktet ‘’Outdoor’’ për të apasionuarit e natyrës dhe kështu me rradhë.

Një koncept i ri në bllok nga Aladini për konsumatorët dhe Markat

Ndërkohë të gjitha ofertat dhe produktet do të jenë të aksesuara edhe online tek platforma www.aladini.al dhe konsumatori do ketë mundësi që ta porosisë online dhe ta tërheqë fizikisht ose ta porosisë në dyqan dhe produkti ti shkojë në shtëpi. Mund ta blejë online dhe ta kthejë fizikisht dhe të tjera miksime të tilla.

Ky është koncepti Omni-Channel që për herë të parë vjen në versionin e plotë të tij nga Aladini.

“Nevoja që kemi parë tek konsumatorët shqiptarë për të patur një ndërveprim fizik me ne na ka bërë që ta shtojmë këtë vlerë për ta me dyqanin tonë fizik” –  shprehet stafi i Aladini.

“Sigurisht fokusi jonë është online dhe ne do vazhdojmë të rrisim cilësinë dhe benefitet e klientëve online. Dyqani nuk është një ndërrim i fokusit por një strategji për ti rritur vlerën konsumatorit tonë. Ne jemi të sigurt që pasi konsumatori ka ndërvepruar tek ne disa herë fizikisht do të vazhdojë të blejë online produktet tona sepse komoditeti që ofron platforma jonë online është i jashtëzakonshëm dhe është thjesht çështje kohe deri sa shumica e klientëve të blejnë online në Shqipëri. Por ne duam ta përshpejtojmë këtë proçes prandaj po shkojmë aty ku konsumatori ka dëshirë të ndërveprojë në fillim me ne, për ti treguar sipas mënyrës së tij benefitet që ne ofrojmë.

Dyqani gjithashtu do jetë një mundësi për përfaqësuesit e markave të ndryshme për ti rritur vlerën markave të tyre nëpërmjet bashkëpunimit me ne. Ashtu si klientëve edhe përfaqësuesve zyrtarë të markave ne i ofrojmë më shumë vlerë se të tjerët nëpërmjet platformës dhe infrastukturës tonë logjistike, por duke parë nevojën e tyre për të qënë fizikisht me konsumatorët ne i afrohemi edhe nevojës së tyre për të na dhënë mundësinë që çdo markë e shitur në Shqipëri të jetë pjesë e partnerëve tonë.

Duke patur këtë qasje, ne do të finalizojmë më shpejt vizionin tonë për të qënë platforma me shumëllojshmërinë më të madhe të produkteve online me çmimet më të mira në treg. Qasja jonë është të kemi bashkëpunim sa më të mirë me gjithë partnerët tanë me qëllim lehtësimin e jetës së klientëve tanë. Duke patur një dyqan fizik të fokusuar në evente ne do kemi mundësinë që klientëve edhe online ti japim informacion maksimal. Mënyra si do ta bëjmë këtë është duke filmuar eventin dhe duke e përpunuar atë për ta nxjerë tek klienti online me video shpjeguese për produktin, me foto reale për produktin. Duke marë përshtypje në dyqanin tonë fizik nga klienti ne do kemi mundësi të përmirësojmë edhe më shumë shërbimin tonë që ofrojmë online.

Lexo: Festivali i Librit, një festë për autorin dhe përkthyesin

Deri tani duke qënë vetëm online klientët nuk janë mësuar të japin feedback, duke u afruar fizikisht me ta do të kemi mundësi që të përmirësojmë gjithçka më shpejt sipas prioriteteve të klientëve.

Dyqani edhe nga struktura e tij është unik. Kanë qënë dy parkime tanqesh ato të cilat ne i kemi transformuar në atë që ne na duket dyqani më i bukur në Tiranë për momentin. Kjo është bërë qëllimisht për të treguar që ne jemi inovatorë, edhe pse shitjet online  akoma kryesisht kanë ngelur në nivelin e rrjeteve sociale, ne nuk na ndalon asgjë për ta pozicionuar ecommerce aty ku ai realisht duhet të jetë dhe do të jetë në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0