Një firmë që mban emrin e pronarit të saj fiton më shumë të ardhura

Një firmë që mban emrin e pronarit të saj fiton më shumë të ardhura


Një sipërmarrës i cili kërkon emrin e duhur mund të punësojë një agjenci emërtimesh e cila ofron ide, por kjo kushton dhjetëra mijëra dollarë.

Kjo është arsyeja pse shumë sipërmarrës i emërtojnë bizneset sipas emrit të tyre. Një artikull i kryer së fundmi nga akademikët në shkollën e biznesit Fuqua në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, sugjerojnë se kjo është zgjedhja e duhur që sjell dhe më shumë fitime.

Studimi përfshiu bizneset e vogla në Europën perëndimore. Ai u mbështet në një shembull prej pothuajse 2 milion firmave, të dhënat e të cilave gjenden në Amadeus, një bazë me të dhëna komerciale. Firmat zakonisht ishin, mesatarisht, mjaft të reja, me pak aksionarë dhe punonjës. Duke kontrolluar mbiemrat e aksionerëve më të mëdhenj, autorët zbuluan se 19% e firmave ishin emëruar sipas emrave të themeluesve të tyre.

Pas llogaritjeve të faktorëve të tjerë, firmat që mbanin emrin e aksionerëve më të mëdhenj gëzonin një kthim të aseteve (ROA) që ishte me tre pikë përqindje më të lartë se kompanitë e tjera.

Sipas autorëve nëse ju emërtoni një firmë me emrin tuaj, ju dërgoni një sinjal. Ju besoni se produkti juaj është mjaftueshëm i mirë për të prezantuar reputacionin tuaj, jo vetëm atë të kompanisë tuaj. Nëse ju dështoni, ky dështim do t’ju ndjek gjatë gjithë karrierës suaj.

Kjo hipotezë u testua duke krahasuar emra të ndryshëm. Themeluesit me një emër të zakonshëm do të identifikohen më pak me firmat e tyre. Kështu që sinjali do të jetë i dobët. Të dhënat tregojnë se premia ROA është me të vërtetë më e ulët për firmat e emëruara nga themeluesit me emra të zakonshëm.

Nëse po mendoni që pas këtij artikulli të ndryshoni emrin e biznesit tuaj, mos e bëni. Është vonë. Është më e thjesht të zgjidhni një emër tjetër kur e nisni një kompani sesa ta ndryshoni duke vendosur emrin tuaj e më pas të dështoni.

/Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0