Një fëmijë 9-vjeçar do të dhurojë flokët për bamirësi

Një fëmijë 9-vjeçar do të dhurojë flokët për bamirësi

bamirësi

Një djalë nëntë vjeçar nga Anglia, i cili u frymëzua për të rritur flokët e tij të gjata nga futbollisti Gareth Bale, nuk i ka prerë asnjëherë ato. Tashmë ai ka vendosur t’i presë flokët dhe t’i dhurojë për bamirësi.

Reilly Stancombe, do t’i dhurojë flokët në The Little Princess Trust, e cila ofron paruke falas për fëmijë dhe të rinj që kanë humbur flokët e tyre përmes trajtimeve të kancerit ose problemeve të tjera.

Ai synoi të mbledhë 100 paund për bamirësi, të cilat do të ndihmojnë projektet kërkimore që përqendrohen në gjetjen e trajtimeve më pak toksike për kanceret pediatrikë. Reilly arriti të mbledhë gati 600 paund në faqen e tij GoFundMe deri në fund të ditës së tij të parë të mbledhjes së fondeve.

Nëna e tij Daisy Canny, tha që njerëzit e njohin djalin e saj si “Reilly me flokë të gjata” dhe se flokët e identifikojnë atë. “Ai filloi t’i rriste flokët që në vegjëli. Pastaj u fut në futboll dhe u frymëzua nga flokët e gjata të Gareth Bale”.

Gareth Bale

Nëna e Reilly-t tha se ai ka lindur me një sëmundje në zorrë dhe ideja për të dhuruar flokët i erdhi kur pa fëmijët me kancer, në të njëjtin spital ku kryen vizitat. Reilly tha që të shohësh njerëz të sëmurë në spital ishte “me të vërtetë e pakëndshme dhe aspak e mirë”.

“Është vërtet e trishtueshme të shohësh fëmijë që nuk kanë flokë. Unë e ndjeva që duhet të kthehesha në spital dhe ta bëja jetën e tyre pak më të lumtur”, tha ai. Reilly do t’i presë flokët e tij më 18 gusht. /itv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0