Një dhuratë nga Coca-Cola për festat e fundvitit - Business Magazine Albania

Një dhuratë nga Coca-Cola për festat e fundvitit


Festat janë duke ardhur dhe kjo do të thotë që është koha për të shpenzuar edhe monedhat e fundit për dhuratat që do t’iu bëni njerëzve tuaj të dashur. Çfarë suprizash iu bëni miqve tuaj çdo vit?

Nëse nuk jeni tipi që bëni dhurata, Coca-Cola ka vendosur t’iu vijë në ndihmë me një Mesazh në Shishe – me një stil dixhital.

Coca-Cola vjen me një mënyrë inovative për t’i treguar njerëzve tuaj të afërm se sa të rëndësishëm janë ata për ju. Mesazhi në shishet e Coca-Cola-ës iu lejon që të regjistroni një mesazh prej 30 sekondash i cili do të luhet menjëherë sapo personi ta ketë hapur atë – po pikërisht kështu, ata do të marrin mesazhin e tyre të personalizuar dhe sigurisht një shishe me Coca-Cola.

Për të parë se si funksionon kjo copëz dixhitale gjeniale, klikoni videon më poshtë:

Forma e tapës teknologjike me zë është ndërtuar nga Agjencia Dixhitale Spanjolle Gigigo dhe Coca-Cola zgjodhi të bashkëpunonte me agjencinë e Buenos Aires DAVID për të krijuar Mesazhin në Shishe.

Shishet në sasi të pakët do të shiten vetëm në dy dyqane në Siçili dhe iu mund të dëgjoni një ose dy mesazhe festive në rrjetet sociale gjithashtu.

Meqënëse shishja-dixhitale nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë pritet që ajo të ketë shumë shitje, ndërkohë që Coca-Cola po e reklamon këtë produkt me qëllimin që më pas të blihet nga të gjithë.

Një dhuratë e bukur nga Coca-Cola për vitin e ardhshëm!

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0