Një Dhomë Ekonomike SHQIPËRI – KOSOVË. Përfaqësitë e dy vendeve e duan - Business Magazine Albania

Një Dhomë Ekonomike SHQIPËRI – KOSOVË. Përfaqësitë e dy vendeve e duan


Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, kanë shpehur vullnetin e tyre për të krijuar “Dhomën Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”.

Sipas drejtuesve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, kjo Dhomë sznon të arrijë disa objetikava:

  1. Të përfaqësojë zërin dhe të mbrojë interesat e anëtarëve, të cilët janë kryesisht biznese që ushtrojnë aktivitete tregtare dhe investime midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të favorizojë solidaritetin midis sipërmarrjeve, në kontekstin e ekonomisë së tregut;
  2. Të jetë partner social në kuptimin e gjithë legjislacionit të punës dhe çështjeve sociale, legjislacionit ekonomik e financiar, që prek interesat e komunitetit të biznesit;
  3. Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, synon të ofrojë sugjerime dhe propozime për çështje ekonomike aktuale, si dhe ofrimin e sugjerimeve të masave që do të nxisin rritjen e tregtisë dhe investimeve të ndërsjella në të dy vendet;
  4. Të mbrojë interesat e sipërmarrjeve, kundrejt Administratave Shtetërore dhe institucioneve të tjera publike e private, duke i përfaqësuar në të gjitha organet shtetërore, publike dhe qeveritare, vendimmarrëse ose konsultative, aktuale ose që do të krijohen në të ardhmen, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda normave të statutit, si në Shqipëri dhe në Kosovë.
  5. Të nxisë iniciativat ligjore për përmirësimin e legjislacionit në fushën e ekonomisë, të financave, të punës, tatim-taksave, si dhe në fushat e rëndësishme e që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e anëtarëve të saj.
  6. Të bashkëpunojë me organizata homologe në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, për arritjen e qëllimeve të saj.
  7. Të promovojë prodhimet Made in Albania dhe Made in Kosova brenda Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në trevat mbarëshqiptare.
  8. Të organizojë në mënyrë direkte ose indirekte, kërkime e studime, debate e konferenca, anketime e veprimtari promovuese, panaire, etj, në shërbim të anëtarëve, për të promovuar bashkëpunimin tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe promovimin ndërkombëtar të ekonomive të këtyre vendeve.
  9. Të krijojë një forum dhe platformë në mbështetje të sipërmarrjes, ku anëtarët do të diskutojnë pikëpamjet ekonomike dhe çështjet me interes të përbashkët për lehtësimin e problematikave të sipërmarrjes të dy vendeve.
  10. Të krijojë një mekanizëm të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit që do të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve të mundshme mes kompanive nga Shqipëria dhe Kosova.

Objektivat do të përmbushen nga “Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, përmes një strukture drejtuese funksionale, të udhëhequr nga Kryetari dhe Këshilli Ekzekutiv, i cili përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga sektorët me të rëndësishëm të ekonomisë në të dyja vendet.

  • “Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë” do të kryesohet me rotacion, ku një vit do të udhëhiqet nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ndërsa një vit nga Oda Ekonomike e Kosovës
  • “Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë” do të ketë seli në Tiranë dhe Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0