Bankat mund të kenë akses në informacionet që entet publike kanë për kompanitë apo sipërmarrjet, që aplikojnë për kredi. Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave sapo kanë lançuar platformën për nxitjen e kreditimit. Në këtë platformë, parashikohet që bankat të mund të sigurojnë më shumë informacion për kompanitë apo individët e interesuar për hua.
Sipas bankave tregtare, një informacion i përditësuar ka rëndësi të theksuar për analizën e rrezikut të kredisë.
Procesi pritet të lehtësohet, kur të ketë një akses më të mirë elektronik në bazat ekzistuese të të dhënave. Platformat elektronike, është e nevojshme njëkohësisht të mund të komunikojnë mes tyre dhe të jenë të ndërlidhura me sistemet e vlerësimit të rrezikut të kredisë, që përdor ose që do të ndërtojë sektori bankar.
Bankat tregtare, para vendimit të tyre për financim, i drejtohen për informacion Regjistrit të Kredisë, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë.
Në planin për rritjen e informimit, me qëllim rritjen e financimit të kompanive, pritet të ndikojë edhe Byroja e Kredisë. Ajo do të mbajë informacione rreth detyrimeve që mund të kenë sipërmarrësit e interesuar për financim.
Lexo: Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në nxitje të kreditimit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto