Një bibliotekë digjitale e të rinjve shpallet “start up” fitues në konkursin e Klik Ekspo Group - Business Magazine Albania

Një bibliotekë digjitale e të rinjve shpallet “start up” fitues në konkursin e Klik Ekspo Group

BiblioTech-Coffee “Inovacion” është shpallur start up fitues në konkursin e mbajtur në Panairin e 29-të Ndërkombëtar Klik Ekspo Group. Biblioteka novatore që synon të angazhojë moshat e reja duke u përpjekur t’i largojë nga kafenetë, është një ide biznesi ku synohen të nxirren të ardhura konkrete duke ndihmuar njëkohesisht brezin e ri të bëjë gjëra produktive ose thjesht të shijojë një pije, vetem a po me miq, në një medis komfort, të qetë, të sigurt, duke i larguar nga ambiente jo të përshtatshme për zhvillimin e moshës së tyre e duke i bashkua si risi, përmes një biblioteke digjitale.


Ideja e propozuar nga një grup të rinjsh nga Elbasani u vlerësua gjatë konkursit të Startup-it në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Tiranës, nismë bashkëpunuese e udhëhequr nga KLIK EKSPO GROUP në partneritet me AlbAcademy, Deloitte dhe Destil duke dashur të krijojë një platformë e jashtëzakonshme e krijuar për të ndezur frymën sipërmarrëse në bizneset aspiruese.
Nismat u shqyrtuan nga juria e përbërë nga Valbona Begolli, Albi Zhulali, Leons Hasani.

BIBLIOTEKA DIGJITALE

Ideja e këtij biznesi bazohet në problemin e shumicës së të rinjve që është qëndrimi i gjatë në ambiente si lokalet, apo baret që frekuentohen nga të rriturit dhe duhanpirësit. Familje të shumta shiptare, por jo vetëm, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me brezin e ri dhe orientimin e tyre sot ndërsa vetë të rinjtë kërkojnë mjedise më të përshtatshme. “Biznesi ynë synon të tërheqë të rinjtë, adoleshentët dhe studentët për të bërë diçka produktive dhe t’i largojë ata nga kafenetë apo lokalet e zakonshme ku ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve. Gjithashtu ajo ofron një mundesi të re për aksesimin e librave dhe mënyra digjitale që ndërthur librin me teknologjinë. Librat mund të merren me qira, të blihen ose të këmbehen”, vunë në dukje të rinjtë gjatë prezantimit.

START UP-e nga të rinjtë
Çmimi i dytë shkoi për dy të rinj nga “Logic Lights” kompani përmes së cilës ata do të merren me asistencë kompjuterike dhe pjesë kompjuterike. “Logic lights” fituan të drejtën e qëndrimit falas 1 muaj në Destil për të asistuar nomadët digjitalë që punojnë aty.

Çmimi i tretë shkoi për start up “Eco friendly” që propozon kosha plehrash inteligjentë ku secili ka një llogari përmes së cilës “paguhet” për plastikën apo metalin që depoziton në të. “Eco friendly” do ketë mundësi të marrë pjesë në konkurse të tjera përmes Alb Academy.
Start up “Eureka” që merret me revolucionalizimin e marketingut dhe “Interior design” që dynon fuqizimin e gruas përmes dizajnit fituan të drejtën të konkurojnë në “Yep2”, konkurs ku jepen deri në 4 mijë € për projekt. Start Up “Stud Pro Academy” që synon krijimin e një akademie trajnimesh për studentë në financë e marketing fitoi të drejtën e një 3-6 mujore nër AlbaAcademy dhe asistencë derisa vajzat e “Stud Pro” të ngrenë akademinë e tyre.

KONKURSI

I mbajtur në datat 7 dhe 9 dhjetor, eventi nisi me një seminar “Perfect Pitch” nga AlbAcademy, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësi thelbësore të pitching. Konkursi, i moderuar nga Destil dhe i vlerësuar nga një juri e përbërë nga anëtarë nga AlbAcademy, ka arritur të shohë sipërmarrësit të shfaqin idetë e tyre për startup. Konsulentët e Deloitte kanë ofruar mentorim për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit të prezantimit, duke rritur përvojën e të mësuarit. Ngjarja kulmoi me finalen ku fituesët e zgjedhur për konceptin dhe hapin e tyre inovativ, ju dhanë 1000€, një Certifikatë për vendin e parë të nënshkruar nga të gjithë organizatorët, hapësirë ​​falas për zyrë në Destil për një muaj dhe konsultim. Kjo ngjarje nuk ishte thjesht një konkurs, por një festë e ideve të reja dhe një dëshmi e fuqisë së mbështetjes bashkëpunuese në komunitetin e biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0