Një avatar femër dhunohet seksualisht në aplikacionin Meta - Business Magazine Albania

Një avatar femër dhunohet seksualisht në aplikacionin Meta

avatar femër

Një vajzë u “përdhunuar virtualisht” nga një i huaj, në aplikacionin Meta, Horizon Worlds. Sipas pretendimeve, një person tjetër “shikonte dhe kaloi një shishe vodke”, pavarësisht situatës.

Organizata jofitimprurëse SumOfUs, e cila bën fushata për të frenuar fuqinë në rritje të korporatave, dërgoi një studiuese 21-vjeçare në botën virtuale. Rreth një orë pas përdorimit të platformës, avatari i saj u sulmua seksualisht, në një përvoje sipas saj “çorientuese dhe konfuze”.

Një zëdhënës i Meta tha për MailOnline, se studiuesja nuk kishte aktivizuar opsionin Personal Boundary, një opsion sigurie që është i aktivizuar si parazgjedhje dhe parandalon që personat që nuk janë miq në platformë të vijnë brenda avatarit tuaj.

Lexo: “Young Innovators” çmime për studentët më inovatorë

“Ne nuk e rekomandojmë çaktivizimin e funksionit të sigurisë me njerëzit që nuk i njihni”, tha zëdhënësi.

Horizon Worlds u publikua nga Meta në Dhjetor dhe i lejon përdoruesit të mblidhen me persona të tjerë, të luajnë lojëra dhe të ndërtojnë botët e tyre virtuale.

Mark Zuckerberg do që ta transformojë platformën në një “metaverse”, një hapësirë kolektive të përbashkët virtuale që përmban avatarë të njerëzve të vërtetë

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0