Një aplikacion që kursen kohë dhe rrit të ardhurat në fushën e bukurisë? Po, quhet BeautyBooking! - Business Magazine Albania

Një aplikacion që kursen kohë dhe rrit të ardhurat në fushën e bukurisë? Po, quhet BeautyBooking!

Një aplikacion që kursen kohë dhe rrit të ardhurat në fushën e bukurisë? Po, quhet BeautyBooking!

Sa herë keni dashur të prenotoni një takim në sallon dhe jeni përballur me vonesa në përgjigje, konfuzion me oraret, apo madje e keni harruar plotësisht takimin? Nga ana tjetër, profesionistët e bukurisë shpenzojnë kohë të çmuar duke menaxhuar manualisht prenotime, rikujtime për klientët dhe detyra administrative, në vend që të fokusohen te shërbimi që ofrojnë. Pikërisht nga këto sfida lindi BeautyBooking – një platformë që synon të thjeshtojë dhe përmirësojë mënyrën se si funksionojnë bizneset e bukurisë.

Lejdi Prifti, një nga bashkëthemeluesit e BeautyBooking, shpjegon sesi ideja erdhi nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i vështirësive që përjetonin si klientët, ashtu edhe profesionistët e industrisë. “Shumë sallone bukurie vazhdojnë të përdorin metoda tradicionale për rezervime, që shpesh sjellin vonesa, keqkuptime dhe përdorim të paefektshëm të kohës. Kjo jo vetëm që ndikon te klientët, por edhe ul produktivitetin e bizneseve,” thekson ai.

Një mision për të kursyer kohë dhe për të sjellë qetësi

BeautyBooking ka një qëllim të qartë: të ndihmojë profesionistët e industrisë së bukurisë të punojnë më zgjuar, jo më shumë. Në Shqipëri, bizneset e bukurisë janë rritur ndjeshëm, por shumë ende operojnë me metoda tradicionale të menaxhimit që shpesh çojnë në prenotime të humbura, përvoja jo të këndshme për klientët dhe një mungesë organizimi.

“Koha nuk vlerësohet gjithmonë si duhet te ne, por ne duam të ndihmojmë bizneset që të menaxhojnë më mirë çdo minutë dhe të shmangin konfuzionin me klientët,” thotë Lejdi. BeautyBooking automatizon prenotimet, njoftimet dhe madje edhe pagesat online, duke bërë të mundur që profesionistët të përqendrohen te shërbimi, ndërsa klientët të prenotojnë shpejt dhe pa stres.

Çfarë e bën BeautyBooking kaq ndryshe?

Nuk është thjesht një platformë rezervimi – BeautyBooking është krijuar me fokus të veçantë tek industria e bukurisë. Disa nga veçoritë që e bëjnë atë unike janë:

  • Rikujtues automatik për klientët, që shmang takimet e humbura;
  • Mesazhe automatike në WhatsApp dhe Instagram për komunikim më të shpejtë;
  • Pagesa online të integruara për më shumë lehtësi;
  • Lidhje me sistemin fiskal për transparencë financiare.

Por ajo që vërtet e bën inovative këtë platformë është zhvillimi i një asistenti me inteligjencë artificiale, që do të mundësojë rezervime dhe rikujtime në mënyrë automatike, duke i bërë gjërat më të natyrshme dhe më të lehta si për klientët, ashtu edhe për profesionistët.

Lexo edhe:LOGISTICS & TRANSPORT EXPO rikthehet për të dytin vit rradhazi në Selanik

Sfida e të qenit startup në Shqipëri

Të ndërtosh një startup nuk është kurrë e lehtë, dhe në Shqipëri ka sfida të veçanta. Sipas Lejdit, gjetja e financimeve, adaptimi i ngadaltë i teknologjisë nga disa biznese dhe proceset burokratike shpesh e bëjnë rrugëtimin më të vështirë. Një tjetër sfidë ka qenë ndërtimi i një ekipi të përkushtuar që e sheh startup-in si një projekt afatgjatë.

“Fatmirësisht kemi arritur të mbledhim një ekip të jashtëzakonshëm që punon nga vende të ndryshme si SHBA, Austria dhe Kosova. Të gjithë janë të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit, dhe kjo është forca jonë më e madhe,” shprehet ai.

Si është pritur BeautyBooking nga klientët?

Përgjigjet e para nga bizneset kanë qenë shumë pozitive. Sallonet dhe profesionistët e bukurisë e kanë mirëpritur platformën për lehtësinë që ofron në menaxhimin e prenotimeve dhe ndërveprimin me klientët. Veçanërisht, funksioni i mesazheve automatike në WhatsApp dhe Instagram ka marrë shumë vlerësime, pasi lehtëson komunikimin dhe ul ndjeshëm mungesat në takime.

Cilat janë planet për të ardhmen?

BeautyBooking nuk ndalet këtu. Në planet e afërta është:

  • Zhvillimi i një aplikacioni mobil;
  • Integrimi i mëtejshëm me rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit;
  • Përmirësimi i pagesave online për një përvojë më të plotë;
  • Zgjerimi i shërbimit në Kosovë, ku shumë biznese përballen me sfida të ngjashme.

Në një të ardhme jo shumë të largët, synimi i BeautyBooking është të bëhet platforma kryesore për menaxhimin e prenotimeve në industrinë e bukurisë, duke ndihmuar profesionistët shqiptarë të jenë konkurrues jo vetëm në tregun vendas, por edhe më gjerë.

Nëse menaxhoni një sallon apo jeni profesionist i bukurisë, ndoshta është koha të provoni BeautyBooking. Një ndryshim i vogël në mënyrën e menaxhimit të prenotimeve mund të sjellë një transformim të madh në suksesin e biznesit tuaj!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0