Një akademi kursesh për fëmijët. Kjo sipërmarrëse synon të bëjë “revolucion” në mësimet pas-shkollore - Business Magazine Albania

Një akademi kursesh për fëmijët. Kjo sipërmarrëse synon të bëjë “revolucion” në mësimet pas-shkollore

Xhulia Alia është një finaliste në konkursin IDEA dhe që ka një ide mjaft interesante biznesi, të cilën e ka nisur, por tashmë dëshiron ta zgjerojë. Profili i saj është mjaft interesant. Ajo ka shërbyer si trajnere për stafin e Sews Cabind Albania prej 7 muajsh dhe gjithashtu është themeluese e Jolie’s Academy, një qendër pas shkolle, e cila si qëllim kryesor do të ketë të ofrojë kurse për fëmijët parashkollor.

Kurset do të përfshijnë lëndët e zhvilluara në shkollë, kurse anglishte si dhe kurs kompjuteri. Momentalisht target grupi I synuar mbetet grupmosha e fëmijëve të ciklit parashkollor, por më vonë, planifikohet që kurset të shtrihen deri tek fëmijët e klasës së 12, pra në të gjithë ciklin parauniversitar.

Risi në këtë shërbim është fakti se qendra do të përbëhet nga një staf i mirëkualifikuar, si dhe do të përdor disa nga metodat më bashkëkohore teknologjike, për një mësimdhënie sa më efektive dhe cilësore.

Business Magazine e pyeti Xhulian se si i lindi ideja për një biznes të tillë dhe përgjigja e saj ishte mjaft e qartë:

“Zona e Bathores është një zonë me popullsi te lartë dhe një % te madhe e zënë edhe të rinjtë. Në këtë zone nuk ka një Akademi te tille (kurse, mësim passhkollor, kurse kompjuteri dhe argëtim). Qendra kursesh ka shume ne Kamëz  apo Tirane, po kjo do thotë një kosto plus për transport për familjaret e fëmijëve.

Lexo edhe: Biznesi me mjedra. Sipërmarrësja që u sfidua edhe nga punëtorët, sot kërkon ta eksportojë produktin

Me parë operoja me grupe te vogla fëmijësh, kisha një hapësire te vogël në shtëpi, por Covid-19 dhe frika nga infektimi solli edhe largimin e tyre. Këtu kuptova që krijimi i një akademie me ambient më të madh dhe komod është shumë i nevojshëm.”

Si pengesë kryesore në zgjerimin e biznesit të saj ajo sheh ambientin, pasi në kushtet ku është, pra brenda një shtëpie nuk mund t’i ofrojë fëmijëve kushtet e duhura dhe rrjedhimisht, klientela e saj do të zvogëlohet. Ndërsa, një tjetër aspekt negativ për Xhuljan janë edhe çmimet që duhet të jenë shumë konkurruese në mënyrë që të thithë klientelën dhe të formojë bazën e saj. Duke marrë parasysh se zona ku ajo dëshiron të ushtrojë veprimtarinë ka të ardhura kryesisht të ulëta, me familje mesatare çmimet duhet të mendohen mjaft mirë.

Por, cili është motivi që e shtyn atë me kaq pasion drejt këtij biznesi? Xhulia përgjigjet se:

“Motivi im është dëshira e madhe për mësimdhënien. Është një punë që e bej me pasion. Ndihem mire kur ne fund te ditës kam ndihmuar një brez të ri, që të duan librin, dijen dhe të kenë dëshirën e madhe për tu bërë një person me vlerë të madhe dhe me emër.

Xhulia shprehet më tej se arsyeja kryesore që mori pjesë në konkursin IDEA ishte për të gjetur burimet e nevojshme të financimit, një problematik që haset shpesh në të gjitha sipërmarrjet  e reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0