Nissan, makinat me vetë-ngarje një avantazh për njerëzit - Business Magazine Albania

Nissan, makinat me vetë-ngarje një avantazh për njerëzit


Rreth 60% e konsumatorëve do të paguajnë një çmim prej $ 1,000 (£ 806) për një makinë që vjen me një opsion për të lejuar atë për t’u vetë-ngarë në mënyrë të pavarur në një autostradë, sipas Carlos Ghosn, Drejtori i Përgjithshëm i Ghosn diskutoi të dhënat në Web Samitin, një konferencë gjigante e teknologjisë në Lisbonë këtë javë.

Të dhënat vijnë nga shitja e mikrobusit Nissan Serena në Japoni, tha Ghosn. Ai tha se paketa opsionale provon se ka një treg të madh në të ardhmen për makina që janë me vetë-ngarje. Ai tha se ky treg mund të jetë goxha i madh.

Nissan bëri një test në Japoni të një modeli Serena që ishte e aftë të qëndronte në një korsi në një autostradë. Makina ka aftësinë për të qëndruar në një korsi dhe për të mbajtur distancën e saj nga makinat rreth saj. “Kjo është vala e parë … në autostradë. Nëse ju jeni në autostradë makina mund të lëvizi vetë”, tha Ghosn.

“E kemi ofruar atë si një opsion, një opsion me pagesë. Natyrisht, kur ju ua ofroni këtë të gjithëve falas, të gjithë thonë ‘po’. Kjo nuk është e rëndësishme. Ofrojeni atë me një çmim dhe shikoni se si shumë njerëz e marrin atë. 60% e njerëzve që e blejnë këtë makinë janë duke e marrë këtë opsion, me një çmim. Kjo është shumë inkurajuese dhe këtu ne jemi duke folur për vetëm një korsi autonome. Pra, imagjinoni se çfarë do të jemi në një qytet me makina me vetë-ngarje. Kjo është ajo ku ne do të kemi benefitet, sepse shumica e njerëzve thonë se ju pëlqen të ngasin makinën, por nuk iu pëlqen të ngecin në trafik.”

Qytetet me shumë trafik do të jenë vendet që do të përfitojnë më shumë me këto makina autonome, tha Ghosn. “Ju mund të lexoni një libër, të bëni video-konferenca, të studioni, shkruani një letër – ky është një avantazh i madh,” tha ai.

Ai shtoi se beson që kjo mund t’iu japi njerëzve mbrapsht dy orë “të humbura” në ditë që aktualisht kalojnë duke ngarë makinën.

Funksioni i këtyre makinave me vetë-ngarje vjen si pjesë e një pakete opsionale, tha Ghosn.

 

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0