Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë - Business Magazine Albania

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Muaji dhjetor, me festat dhe atmosferën e tij të veçantë, është një nga periudhat më të bukura të vitit, ku ndjenja e afërsisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin bëhet më e fortë se kurrë.

Megjithatë, jo të gjithë kanë mundësinë t’i përjetojnë këto festa me të njëjtin gëzim. Pikërisht për këtë arsye, çdo gjest solidariteti merr një vlerë të veçantë; ndaj është e rëndësishme të hapim zemrën dhe të ofrojmë mbështetje aty ku ka më shumë nevojë.

Lexo edhe: Guvernatori Sejko takim me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”

Në këtë frymë, One Albania vijoi edhe këtë vit mbështetjen për nismën “Për Ty dhe Familjen Tënde”, e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Habitat dhe Shërbimin Shtetëror Social. Përmes kësaj nisme, u shpërndanë mbi 100 pako ushqimorepër persona me aftësi të kufizuara. Procesi i përgatitjes dhe shpërndarjes së ndihmës u shoqërua nga angazhimi vullnetar i punonjësve të One Albania, nën koordinimin e Qendrës Habitat. 

Iniciativa u mirëprit edhe nga Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun Tiranë, Alfred Muharemi, i cili shprehu mirënjohjen për One Albania dhe Qendrën Habitat, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për përfshirjen dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në nevojë. 

Po në të njëjtën ditë, One Albania ofroi gjithashtu mbështetje për Kryqin e Kuq Shqiptar, për përgatitjen e pakove me ushqime dhe ilaçe për familje në nevojë. Përmes iniciativave të saj të vazhdueshme të përgjegjësisë sociale, One Albania qëndron pranë komuniteteve vulnerabël përgjatë gjithë vitit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0