Nisma Unë Dhuroj ndihmon familjet në nevojë

Nisma Unë Dhuroj ndihmon familjet në nevojë


Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri, Shoqata e Restoranteve Turistike Shqiptare dhe SME Albania ndërmarrin nismën UnëDhuroj, për t’ju gjendur pranë me ushqime dhe produkte të ndryshme në këto ditë të vështira familjeve në nevojë.

Të gjithë restorantet, bujtinat apo pikat e agroturizmit janë të ftuar të dhurojnë produktet që kanë gjendje e që në këtë situatë nuk i tregtojnë dot.

Lexoni: COVID-19, Futbollisti Neymar dhuron 880 mijë euro për UNICEF

“Sot familjet e varfëra kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë”, shkruhet në postimin e SME Albania.

Për t’u bërë pjesë e nismës mund të kontaktoni përmes e-maileve:

info_shrtsh@yahoo.com
info@sme.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0