“Nisma 17+1”, Ekspertët: Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm - Business Magazine Albania

“Nisma 17+1”, Ekspertët: Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm

Platforma e iniciuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qendrore, lindore dhe ato të Ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrëse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje Shqipërisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur. Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjashtuar Serbinë është i padukshëm.

Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qendrore lindore dhe ato të Ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën botërore si një lojtare e rëndësishme. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë si dhe partneri i dytë tregtar i BE pas SHBA. Nisma synon të nxisë interesat ekonomike të Kinës në këto vende ndaj dhe lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës sipas studiuesve del shpeshherë në sipërfaqe. “Synimi gjeopolitik i Kinës është që të rrisë ndikimin e saj në vendet të cilat kanë nevojë për kapital. Dhe duke parë pozitën gjeografike të rajonit tonë, kjo është dera për të hyrë në tregun e BE. Por mësymja kineze ndaj këtyre vendeve, shfrytëzon nivelin e dobët të institucioneve dhe korrupsionin e lartë në sektorin shtetëror si nevojën që kanë vendet për të tërhequr kapital dhe financime nga jashtë”- thotë për Zërin e Amerikës Klodian Tomorri gazetar për çështje ekonomike.

Studiuesja Valbona Zeneli thotë se për shkak të kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxheve publike, mungesën e transparencës, konkurrencën e dobët ekonomike, Kina mund të bëhet një faktor sfidues për të ardhmen europiane të Ballkanit, ndaj dhe platforma 17+1 shihet nga BE si qëllim i Kinës për të për përçarë BE. Përmes nismës 17+1 investimet Kineze në rajon kanë mbërritur në 20% të stokut të përgjithshëm krahasuar me 2% që janë në BE. Serbia kryeson me rreth 10 miliard dollarë ndërsa investimet e Kinës në Shqipëri llogariten afro 500 milion dollarë transaksione , mes kompanive private. Presidenti i UET Selami Xhepa mendon se ndikimet e nismës përjashtuar Serbinë, janë modeste.

“Ajo që duket deri tani, është që në fushën ekonomike arritjet e kësaj platforme janë shumë modeste. Kryesisht ndër gjithë vendet, Hungaria, Polonia Çekia, duket që janë vende që kanë patur një shkallë më të lartë përfitimi, ku influenca ekonomike ka qenë më e dukshme, ndërsa vendet e Ballkanit ndoshta më përjashtim të Serbisë, që ka një angazhim më të madh të investimeve kineze, veçanërisht në Shqipëri influenca e kësaj nisme është pothuajse e padukshme”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez është huadhënia për projektet e infrastrukturës të lidhura me një “Brez një Rrugë”, dhe më shumë se 80% e atyre që konsiderohen investime janë kredi, duke sjellë rritje të borxhit publik në vendet respektive. Pekini ka përfituar nga kërkesat urgjente për ndërtim dhe rinovim të infrastrukturës thonë studiuesit, shoqëruar kjo me praktikat e shpejta ligjore si dhe me standardet e dobëta të punës. Ditët e fundit presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje Shqipërisë të dalë nga nisma 17+1, mes Kinës dhe vendeve të Europës qendrore, lindore dhe Ballkanit perëndimor. “Shkëputja e Shqipërisë nga nisma 17+1 do të ishte një fitore e rëndësishme për politikën amerikane pasi ndërpret hovin e investimeve kineze në Eropën qendrore dhe lindore, por dhe mësymjen e saj mësymjen drejt tregjeve të BE”- argumenton Klodian Tomorri, gazetar për çështje ekonomike.

LEXO: Mbretërimit të dollarit po i vjen fundi, ja kush mund ta zëvendësojë

Sipas ekspertëve dalja nga platforma 17+1 e inciuar nga Kina konsiderohet e lehtë pasi Shqipëria nuk është e përfshirë në projekte të mëdha. “Në këtë rast pjesëmarrja e Shqipërisë në 17+1 është gati e padukshme. Është shumë vështirë të identifikosh se çfarë ka bërë ose përfituar Shqipëria në kuadrin e 17+1”, shprehet Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një koment mbi sugjerimin e Presidentit të SHBA për të dalë nga nisma 17+1 dhe nuk mori përgjigje. Por ekspertët shohin si një përgjigje indirekte të tij, një koment të pak ditëve me parë në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku Z. Rama mbështeti qëndrimin amerikan për një rrjet të sigurt të telekomunikacionit 5G, duke e cilësuar ofertën aktuale në rajon të dyshimtë. Ekspertët mbështesin orientimin e Shqipërisë drejt tregjeve të BE. “Ne sot politikat e brendshme tregtare i kemi të përputhura me politikat tregtare të BE. Në këtë pikpamje çdo angazhim politik që mund të ndërmarrë Shqipëria në fushën ekonomike dhe tregtare nuk ka asnjë dyshim që duhet të bashkërendohet me BE sepse ky është procesi në të cilin ne kemi hyrë”, shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.

Gjatë dekadës së fundit Kina ka dërguar mesazhe të qarta se se planifikon të jetë një lojtare e rëndësishme, duke bërë publik vizion e saj për të rivendosur rendin botëror, sipas pikëpamjes së saj për botën ku synon të jetë një fuqi dominuese. Ekspertët thonë se ajo ka përfituar ekonomikisht nga rendi botëror i bazuar në rregulla të ndershme, ndërkohë që është lejuar t’u shmanget sistematikisht këtyre rregullave. Kjo sjellje e ka vënë atë shpesh në qendër të kritikave botërore. Së fundi ajo u akuzua edhe për mungesë transparence në menaxhimin e pandemisë së Covid 19, duke rinxjerrë në pah raportet e vështira politike dhe tregtare me SHBA, që janë dhe fuqia më e madhe ekonomike në botë. Ndaj dhe vëmendja e SHBA ndaj partnerëve strategjikë të fokusohet tek mbajta e tyre larg ndikimeve të Pekinit.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0