Nisin sot fluturimet low-cost Tiranë - Budapest, nga kompania Wizz Air - Business Magazine Albania

Nisin sot fluturimet low-cost Tiranë – Budapest, nga kompania Wizz Air


Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Europën Qendrore dhe Lindore fillon sot shërbimin e saj të parë që lidh Tiranën me kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin.

Operimi i këtij destinacioni me tarifa të ulëta fillon që nga data 5 Prill 2017, 2 herë në javë përkatësisht të Mërkurave dhe të Dielave, thonë burime zyrtare të Tirana Airport Partners.

Budapesti, i njohur për ndërtesat e bukura, jetën aktive të natës dhe bukuritë natyrore është një destinacion shumë i mirë për të gjithë turistët shqiptarë.

Rrjeti i Budapestit i Wizz Air me 59 destinacione drejt 28 shteteve do të shërbejë gjithashtu si një portë për ata të cilët do të kenë dëshirë të fluturojnë me linja të tjera drejt destinacioneve të ndryshme të Evropës.

Ky destinacion do të ndikojë në zhvillimin e turizmit të të dy vendeve duke krijuar kështu një lidhje të rëndësishme tregtie dhe biznesi ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0