Niseni shkollën më vonë, flini më gjatë, mësoni më mirë! - Business Magazine Albania

Niseni shkollën më vonë, flini më gjatë, mësoni më mirë!

Shkollat duhet të adoptojnë orare më fleksibile, duke u mundësuar nxënësve fillimin e mësimit më vonë në mëngjes, të paktën sipas disa studiues zviceranë. Sipas tyre, adoleshentët kanë një prirje biologjike natyrore për të fjetur më vonë krahasuar me të rriturit. Si pasojë, një pjesë e madhe e tyre nuk arrijnë të sigurojnë gjumin e nevojshëm përpara nisjes së ditës shkollore.

“Kjo është shqetësuese, pasi mungesa kronike e gjumit nuk ndikon vetëm në mirëqenie, por ka edhe pasoja të matshme në shëndetin mendor, zhvillimin fizik dhe aftësinë për të mësuar”, deklaroi Oscar Jenni nga Universiteti i Zyrihut, pjesë e ekipit kërkimor që publikoi studimin në revistën shkencore Journal of Adolescent Health.

Studiuesit analizuan efektet e një orari fleksibël të zbatuar tre vite më parë në një shkollë të arsimit të mesëm në kantonin St. Gallen. Deri në atë periudhë, mësimi fillonte në orën 07:20 të mëngjesit.

Programi i ri u ofroi nxënësve dy alternativa: pjesëmarrjen në orët opsionale që nisnin në 07:30 ose fillimin e rregullt të mësimit në orën 08:30.

Lexo edhe: AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

Para dhe pas zbatimit të këtij sistemi, studiuesit analizuan rezultatet akademike të nxënësve dhe mblodhën të dhëna mbi preferencat e tyre të gjumit dhe kohëzgjatjen e pushimit gjatë natës.

Përfundimi ishte i tillë, 95% e nxënësve preferuan të shkonin në shkollë më vonë, duke pasur mundësi të zgjoheshin deri në 40 minuta më vonë krahasuar me më parë. Meqenëse ora e fjetjes mbeti pothuajse e pandryshuar, kohëzgjatja totale e gjumit u rrit ndjeshëm.

Pas aplikimit të orarit fleksibël, u vu re përmirësim i rezultateve shkollore, veçanërisht në matematikë dhe në gjuhën angleze.

Njëkohësisht, nxënësit raportuan më pak probleme me gjumin dhe një rritje të cilësisë së jetës së lidhur me shëndetin, theksoi drejtuesja e studimit, Joëlle Albrecht.

Sipas ekipit kërkimor, oraret fleksibile në shkolla mund të kontribuojnë jo vetëm në përmirësimin e performancës akademike, por edhe në adresimin e krizës në rritje të shëndetit mendor tek të rinjtë.

ME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0