Në fillim të kësaj jave, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka vendosur pajisjen me Autorizim Individual të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a, për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, për kërkim, matje dhe provë. Sipas aplikimit, Vodafone Albania sh.a synon caktimin e këtyre frekuencave për kërkim, matje dhe provë, për të testuar këtë brez frekuencash, konkretisht: – testim i teknologjisë 5G New Radio, testim i konceptit Massive MIMO dhe testim i Shpejtësive Maksimale me Carrier Aggregation LTE+ 5G Neë Radio. – Testim i latency.
Lexo: Protesta e opozitës, AKEP ndërpret sinjalin telefonik për pesë orë
Kompania Vodafone Albania prezantoi në fund të Shtatorit në modulin e aplikimeve online të AKEP tre aplikime, për caktim dhe përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për tre stacione, për kërkim, matje dhe provë. Sipas AKEP, “pas shqyrtimit paraprak të aplikimit, përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për qëllime studimi, kërkimi, provë dhe eksperimentimi, për 3 (tre) stacione, për një periudhë 60 ditore, konstatohet se ato janë paraqitur në formën e kërkuar.
Ndaj Autoriteti ka vendisur të pajisë sipërmarrësin Vodafone Albania sh.a me Autorizim Individual për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz,. Afati për përdorimin e këtyre frekuencave nga Vodafone është deri në mes të dhjetorit të këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto