Protesta e opozitës, AKEP ndërpret sinjalin telefonik për pesë orë - Business Magazine Albania

Protesta e opozitës, AKEP ndërpret sinjalin telefonik për pesë orë


Përdorimi i teknologjisë është kthyer në një faktor kyç për individin por edhe për masën e gjerë të popullsisë.

Në Tiranë, protestës së opozitës i është përgjigjur parlamenti, duke anuluar seancën plenare të së enjtes. Por nuk ka mjaftuar kaq. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare ka bërë të ditur se janë ndërprerë valët e telefonisë së lëvizshme. Ndërprerja e sinjalit telefonik bëhet nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të 21 shkurtit.

Sipas njoftimit zyrtar, udhëzimi i operatorëve të telefonisë celulare për ndërprerje të shërbimeve telefonike në disa zona të Tiranës, është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë rast argumenti është: marrje e masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike.

Përmes njoftimit zyrtar, AKEP iu kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson që situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

AKEP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0