Ka hapur siparin, Albanian Skills Week 2018, eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri.
Përmes kësaj platforme, Albanian Skills synon të ofrojë në një dimension më të gjerë angazhimin dhe misionin publik të ndërrmarrë prej 4 vitesh në dobi të promovimit të talentëve të rinj.
Gjatë hapjes së eventit themeluesja e Albanian Skills, Ana Zacharian tha se, “interesi i të rinjve duket në rritje, çka e nxiti programin të shtrihet në një javë këtë vit”. Konkurentët, sipas saj, përgjatë javës do të zhvillojnë takime në disa kompani, kryesisht të sektorëve elektrikë e mekanikë, ku nxënës e mësues do të mund të marrin njohuri praktike e të krahasojnë programet mësimore”.
Aktivitetet kanë nisur në Tirana Business Park dhe do të vijojnë pranë kompanive të ndryshme në ditët në vijim.
Gjatë një jave të tërë, krahas organizimit tradicional të Konkurseve Profesionale të Aftësive, do të mbahen trajnime, seminare, shfaqje dhe ekspozime te ndryshme, ditë të hapura në kompani të ndryshme dhe aktivitete zbavitëse dhe edukative të iniciuara nga partnerët strategjikë të industrisë dhe teknologjisë.
Objektivi është afrimi i të rinjve, të shkollave profesionale, universiteteve, të punësuarve të rinj që gjithashtu dëshirojnë t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Kjo nxitje bëhet përmes ofrimit të mundësive të të nxënit praktik, zhvillimit të tyre mëtejshëm professional dhe personal, rrjetëzimit me partnerë dhe individë vendas dhe të huaj.
BusinessMag mbështet për të dytin vit radhazi Albanian Skills, me synim promovimin e të rinjve të interesuar për t’u zhvilluar profesionalisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.