Nis Programi Women in Business

Nis programi Women in Business


 

 

Nisi zyrtarisht programi Women in Business në Shqipëri, i cili do të bëjë të mundur përforcimin e kapaciteteve për të përfituar kredi për sipërmarrjete grave përmes promovimit të produkteve financiare të krijuara posaçërisht për grate.Marrëveshja u nënshkrua sot, pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me nënshkrimin e marrëveshjes mes Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) dhe Bankës Intesa S. Paolo Shqipëri.

Ky program, i zbatuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), ka qëllim të bëhet promotor i sipërmarrjeve femërore si dhe të mbështesë bizneset e drejtuara nga gratë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë do të bëjë të mundur përforcimin e kapaciteteve për të përfituar kredi për sipërmarrjet e grave përmes promovimit të produkteve financiare të krijuara posaçërisht për gratë (Linja e Kredive dhe mekanizmi i mbulimit të rrezikut). Do të zhvillohen gjithashtu aftësitë teknike dhe drejtuese të sipërmarrëseve përmes aktiviteteve të monitorimit, trajnimit dhe formimit.

Programi ka kohëzgjatje katër vjeçare dhe buxhet me vlerë 37.6 milionë Euro. Kontributi i ofruar nga BERZH është 33 milionë Euro dhe bën të mundur financimin e Linjës së Kredive dhe mekanizmin i mbulimit të rrezikut. Donatorët ndërkombëtarë përfshihen me një fond multi-donatorësh të administruar nga BERZH me vlerë 4.6 milionë Euro që shërben për të mbuluar mbështetjen teknike. Kontributi italian në këtë fond multi-donatorësh, me vlerë 400.000 Euro, është caktuar specifikisht për ndërhyrjet në Shqipëri.

Women in Business është pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të Zyrës së Kooperacionit të Italisë në kuadër të mbështetjes së konkurrueshmërisë dhe inovacionit në sektorin privat shqiptar, për të cilin Protokolli i Bashkëpunimit Italo-Shqiptar ka caktuar një fond prej 29 milionë Eurosh.

Ky donacion vjen në vazhdimësi të aktiviteteve të lehtësimit të aksesit në kredi të Kooperacionit italian në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shqiptare përmes Programit të mbështetjes për Zhvillimin Privat (PRODAPS), burimet e të cilit kapin vlerën 44 milionë Euro.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0