Nimete Halilaj, mësuesja që nuk shkëputet nga nxënësit - Business Magazine Albania

Nimete Halilaj, mësuesja që nuk shkëputet nga nxënësit

Nimete Halilaj

Pak para se shkollat të mbylleshin për shkak të Koronavirus mësuese Nimetes iu desh të përshëndeste fëmijët e klasës së Parë C në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë. Dalja në pension është vetëm një koncept fizik për një mësues që shkollën e ka bërë pjesë të jetës së tij.

Sigurisht shumë mësues dalin në pension dhe emocionet janë të ngjashme. Fëmijët, kolegët, dhe vetë mësuesi nuk e mirëpresin me entuziazëm këtë. Por, Nimete Halilin patëm fatin ta njohim në pak ditë dhe mbresat ishin të forta.

Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Ndërsa do të largohej në fund të shkurtit, në muajin e fundit mirëpret një fëmijë që transferohet pikërisht në këtë shkollë. Nuk pati nevojë për një muaj, pasi që ditët e para të frekuentimit të shkollës së re, djali i ri i klasës jo vetëm ishte entuziast për shkollën, por ndihej plotësisht i motivuar sa ditët për të ndryshuan në mënyrë fantastike. Motivimi ishte çelësi i këtij suksesi. Një praktikë që mësuese Nimetja e ka transmetuar tek breza të tërë.

Ne kemi arritur të njohim disa nxënës të mësuese Nimetes, prindër, madje edhe gjyshër. Motivuese dhe metodiste e përsosur, është cilësimi i tyre për mësuesen.

Remzi Nervaj, është gjyshi i Jonit, një djalë me rezultate të shkëqyera në klasë të gjashtë tashmë. Katër vitet e para të shkollës ai i bëri pikërisht me mësuese Nimeten. Gjysh Remziu thotë se, “ajo mbetet një mësuese dhe edukatore për fëmijët tanë. Mësuese dhe këshilltare e veçantë për nënat e reja. Kalon në një fazë tjetër të jetës pas një pune fisnike e humane”. Ajo cilësohet si një mësuese me plot autoritet me një thesar njohurish shkencore, pedagogjike dhe metodike.

Frutet e asaj pune të madhe janë sukseset e nxënësve të saj brenda shkollës dhe jashtë saj, duke i nderuar në olimpiadat rajonale. Joni Çaushi është pikërisht një prej tyre. Ai ka dalë i pari në olimpiadën e matematikës vitin e kaluar.

Mësuese Nimetja vlerësohet nga prindërit për zgjidhjen e situatave jo të këndshme që paraqisnin fëmijët, disi të përkëdhelur nga prindër apo gjyshër.

“Mësuese që rrezaton kulturë, edukatë, shkencë dhe dinjtet”, sipas tyre.

Erinda, një prej prindërve tregon se, “ajo është një mësuese e jashtëzakonshme, me cilësi të veçanta. Kam vlerësuar mbi të gjitha disiplinën dhe rregullin që përpiqej me shumë përkushtim t’u injektonte nxënësve. Në kaq vjet nuk kam dëgjuar një herë djalin tim të mos shkonte me qejf në shkollë. Kjo do të thotë se mënyra e mësimdhënies ishte tërheqëse dhe interesante për të. Detyrat e dhëna ishin as pak as shumë, gjithmonë në sasinë e duhur për t’u ngulitur dijet e mësuara gjatë orëve të mësimit në klasë”.

Mësuesi është një investitor i dijeve. Është në dorën e tij të zgjedhë nëse do të ndikojë edhe tek një fëmijë që mëson me të vetëm një muaj, apo bën që fëmija të mos shkojë me entuziazëm në shkollë, e rrjedhimisht askund tjetër.

 

Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 23 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0