Nike do të prodhojë veshje sportive për gratë muslimane - Business Magazine Albania

Nike do të prodhojë veshje sportive për gratë muslimane


Ka qenë një javë mjaft përfshirëse për Nike, marka sportive e cila ka prodhuar një linjë veshjesh me masa plus për gratë muslimane, por duket që gjërat nuk po ngadalësohen aspak.

Tani duket se Nike është duke lançuar ‘Nike Pro Hijab’ për gratë muslimane të cilat janë edhe atlete dhe do të vihen në dispozicion në pranverën e vitit 2018.

“Nike Pro Hijab mund të ketë më shumë se një vit që po realizohet, por shtytja e saj mund të shihet edhe vite më parë, për një ndryshim kulturor të vazhdueshëm për të gjitha gratë që kanë përqafuar sportin”, thotë një deklaratë nga Nike. ”

Amna Al Haddad, një atlete femër e peshëngritjes nga Emiratet, ishte ajo që frymëzoi krijimin e ‘hixhabit sportiv’ gjattë vizitës së saj në Laboratorin e Kërkimit të Nike.

Produkti u testua muajin e kaluar në një reklamë të fundit të Nike ku paraqiti gratë atlete nga Lindja e Mesme, disa prej të cilave kishin veshur këto veshje.

Zëdhënësja globale e Nike, Megan Saalfeld tha se produkti është “projektuar si një rezultat i drejtpërdrejtë i sportistëve të cilët na kanë thënë se kishin nevojë për këtë produkt dhe ne shpresojmë se ajo do të ndihmojë atletët në të gjithë botën.”

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0