Është bërë praktikë tashmë që qendrat shëndetësore të marrin vëmendje gjatë verës për pikat e turizmit detar. Për herë të parë pranë plazhit të Tales në Lezhë është hapur një qendër shëndetësore verore në shërbim të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi nga afër qendrën shëndetësore, e cila ofron shërbim 12 orësh.
Ajo theksoi se hapja e kësaj qendre verore si dhe vendosja e një autoambulance fikse në zonën e plazhit erdhi nga nevojat e shfaqura vitin e kaluar dhe kërkesat e vazhdueshme për shkak të frekuentimit të lartë ditor të plazhit të Tales.
Lexoni: Droni i ambulancës që mund t’iu shpëtojë jetën
Në të gjithë vendin janë parashikuar 26 qendra verore në dispozicion të pushuesve në zonat turistike me shërbim 24 orë.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjithashru se për mbarëvajtjen e sezonit turistik, po kryhet dezinsektimi pranë zonave turistike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto