Nga viti 2029 çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube - Business Magazine Albania

Nga viti 2029 çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube

Nga viti 2029 çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të fillojë transmetimin në YouTube duke filluar nga viti 2029, duke i dhënë fund një partneriteti dhjetëvjeçar me ABC-në.

Platforma e njohur online nuk ka njoftuar ende një partner transmetimi, dhe për këtë arsye ceremonia e ndarjes së çmimeve mund të mos transmetohet në televizion, por vetëm online për herë të parë në histori. ABC, e cila ka transmetuar Çmimet e Akademisë që nga viti 1976, do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në vitin 2028. Më pas, të drejtat globale të transmetimit do t’i kalojnë YouTube deri në vitin 2033.

Lexo edhe: I falimentuar dhe i rraskapitur, doli për të bërë surf… dhe shpiku GoPro

Drejtori ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer dhe presidentja e Akademisë, Lynette Howell Taylor thanë se ky veprim do të ndihmonte që çmimet Oscar të arrinin një audiencë më të gjerë ndërkombëtare.

“Çmimet Oscar janë një nga institucionet tona kryesore kulturore, që festojnë përsosmërinë në rrëfimin e historive dhe artin”, tha Neil Mohan, CEO i YouTube. “Partneriteti me Akademinëdo të frymëzojë një brez të ri kreativiteti”, shtoi ai.

riviera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0