Nga Tirana drejt Botës: Eventi ekskluziv me 35 shkolla të mesme ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Nga Tirana drejt Botës: Eventi ekskluziv me 35 shkolla të mesme ndërkombëtare

Në një kohë kur konkurrenca globale po rritet dhe kërkesat e universiteteve më të mira në botë janë më të larta se kurrë, arsimi i mesëm jashtë vendit po shndërrohet nga një alternativë interesante në një strategji të mirëfilltë për familjet që planifikojnë me kujdes të ardhmen e fëmijëve të tyre.

6 Dhjetor 2025, Tirana do të bëhet qendra ballkanike e arsimit ndërkombëtar. Në ambientet e Xheko Imperial Hotel do të zhvillohet “Dita e Shkollave të Mesme Jashtë Vendit”, një event ekskluziv organizuar nga Integral Educational Programs. Ky është takimi më i rëndësishëm i vitit për familjet që kërkojnë qasje në shkolla të mirënjohura botërore dhe në rrugë të sigurta drejt universiteteve lider në Europë, SHBA dhe më gjerë.

35 shkolla ndërkombëtare — një mundësi unike për prindërit shqiptarë

Për një ditë të tërë, prindërit dhe nxënësit do të kenë mundësi të takohen drejtpërdrejt me përfaqësues të 35 shkollave të mesme ndërkombëtare nga: Zvicra, UK, Italia, Spanja, Gjermania, USA dhe Austria.

Pjesëmarrësit do të kenë akses në konsultime individuale, informacione rreth bursave, programeve akademike, jetës në kampus dhe aplikime nga ekspertet e edukimit te Integral.
Regjistrimi është falas, por vendet për takime individuale janë të limituara.

*Event ekskluziv me vende te Limituara! Regjistrohu paraprakisht per te siguruar vendit.

Regjistrimi: https://www.worldeducation.al/events/secondary-education-day-albania-fall-2025

Investimi që nis në gjimnaz – jo në universitet

Gjithnjë e më shumë familje me vizion ndërkombëtar e kuptojnë se rruga drejt universiteteve më të mira botërore fillon shumë para aplikimit për bachelor. Pikërisht në këtë fazë, shkollat e mesme jashte vendit (boarding schools) ofrojnë avantazhe që sistemet tradicionale vështirë se arrijnë t’i ofrojnë si kampuse modern, fokus te zhvillimi personal, diversitet kulturash, rrjet global miqsh dheprograme moderne studimesh si (A Levels, IB, AP, Foundation Programs) Në shumë prej këtyre institucioneve, përqindja e nxënësve që vazhdojnë në Top 50 universitetet botërore është dukshëm më e lartë sesa në shkollat tradicionale

Zvicra: Kur tradita takohet me ekselencën

Midis shkollave pjesëmarrëse në eventin tonë bien në sy disa nga institucionet më të njohura dhe prestigjioze zvicerane: TASIS – The American School in Switzerland, Lyceum Alpinum Zuoz dhe Le Régent Crans-Montana College. Secila prej tyre ofron një kombinim unik të disiplinës akademike, zhvillimit personal dhe perspektivës ndërkombëtare, duke u bërë një referencë për arsimin që formon jo vetëm njohuri, por edhe karakter dhe vetëbesim. Tarifat ne shkollat elitare ne Zvicer fillojne nga 50,000 CHF viti per nxenesit ekselent qe mund te perfitojne nga bursat akademike. Ky ambient i jashtëzakonshëm, ku tradita takon inovacionin, është vendi ku të rinjtë mësojnë të jenë jo vetëm studentë, por qytetarë globalë të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

UK: Standardi i artë i arsimit të mesëm

Shkollat britanike mbeten ndër më të kërkuarat për kombinimin e disiplinës akademike me përgatitjen për universitet. Abbey DLD Colleges – me kampuse në Londër, Kembrixh dhe Mançester – theksojnë se misioni i tyre është të formojnë nxënës të aftë të mendojnë kritikisht, të argumentojnë, të marrin iniciativa dhe të ndërtojnë vetëbesim. Tarifat mesatare per nje shkolle te mesme ne UK fillojne nga 35,000 GBP por ka dhe shume mundesi te tjera si bursa akademike 100% Shumë prej tyre vazhdojnë studimet në: University of Cambridge, UCL, LSE, Imperial College London, Warwick dhe universitete të tjera të top-rangut global.

UK apo USA? Dy filozofi, një qëllim

Në një botë globale, zgjedhja mes sistemit britanik dhe atij amerikan varet nga mënyra se si prindërit e imagjinojnë zhvillimin e fëmijës.

  • Sistemi britanik (GCSE & A Levels): thellësi akademike, disiplinë, mendim analitik.
  • IB (International Baccalaureate): qasje kritike, ndërdisiplinore dhe lidhje me botën reale.
  • Sistemi amerikan: fleksibilitet, kreativitet, projekte praktike, STEM dhe liri zgjedhjeje.

Siç thotë ekspertja britanike Helen Lami:
“A Levels është për ata që e dinë çfarë duan. IB është për ata që duan të shohin lidhjen mes dijes dhe realitetit.”

Një Vit Shkollor në USA ose UK me tarifa te perballueshme 

Në kuadër të “Ditës së Shkollave të Mesme”, Integral prezanton dy mundësi të jashtëzakonshme për një vit shkollor ndryshe: programin e shkëmbimit kulturor në USA dhe në UK per nxenesit e shkollave te mesme. Keto programe nje vjecare ne USA fillojne me me pak se 10,000 USD ne vit dhe ne UK me me pak se 16,000 GBP.

Pogrami në SHBA u mundëson nxënësve 15–18 vjeç të ndjekin një vit ose semestër në një high school publik, duke jetuar me familje pritëse dhe duke marrë pjesë në aktivitetet tipike amerikane, përfshirë sportet dhe klubet shkollore.

Ndërsa programi në UK ofron studime për moshat 16–18 vjeç në një shkollë britanike (A-Level, IB ose programe profesionale), me akomodim në familje pritëse ose konvikt, duke u integruar plotësisht në sistemin arsimor britanik.Të dy programet u japin të rinjve përvojë reale kulturore, përmirësim të gjuhës dhe një avantazh të fuqishëm për aplikime të ardhshme universitare.

Bursa dhe mundësi financimi

Një numër i konsiderueshëm shkollash ndërkombëtare ofrojnë bursa 20% – 100% për nxënës të talentuar në shkencë, art, sport dhe fusha të veçanta akademike

Gjatë eventit, prindërit do të marrin udhëzime të personalizuara se si funksionojnë bursat, cilat janë afatet dhe si të rriten shanset e pranimit.

Tarifat per shkollat e mesme ne Europe ne vende si Spanja, Italia, Austria dhe Gjermania fillojne nga 15,000 EUR ne vit.

Lexo edhe: Integral Educational Programs, investimi më i mirë për të ardhmen tuaj akademike

Përgatitja për aplikim

Rruga drejt një shkolle te mesme jashtë vendit shpesh nis me shumë pyetje dhe pritshmëri. Çdo familje ka një ëndërr të vetën — arsim më të mirë, pavarësi, horizont më të gjerë.

Por zgjedhja e shkollës së duhur nuk lidhet vetëm me renditjet prestigjioze apo statistikat e pranimit në universitete elitare. Është një zgjedhje personale që varet nga karakteri i fëmijës, vlerat e familjes dhe planet për të ardhmen.

Ekspertja e arsimit te mesem jashte vendit Anka Hasi rekomandon fillimin e procesit të paktën një vit më herët, duke analizuar shkollat, programet dhe duke bërë konsultime profesionale. Po aq e rëndësishme është edhe vlerësimi i gatishmërisë emocionale të fëmijës — pavarësia dhe aftësia për t’u përshtatur.

Hapi tjetër është planifikimi financiar: tarifat, kostot dhe mundësitë për bursa.

Përvoja që formon të ardhmen – programet verore 2026

Për familjet që duan t’i ofrojnë fëmijës një përvojë transformuese edhe përpara nisjes së shkollës së mesme jashtë vendit, Integral ka përgatitur tre programe ekskluzive verore për vitin 2026. Këto kampe, të zhvilluara në grup dhe nën kujdesin e plotë të ekipit tonë, u japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë anglishten, të fitojnë pavarësi dhe të njihen me miq nga e gjithë bota në një mjedis të sigurt e motivues.

Për verën 2026, prindërit mund të zgjedhin mes kampit veror në Angli, i fokusuar te gjuha dhe aktivitetet kulturore; kampit veror në Spanjë, ku mësohet spanjishtja/anglisht përmes një kombinimi të aktivitetit sportiv, artit dhe eksplorimit; si dhe kampit veror në Austri, ideal për nxënësit që duan të mësojnë gjuhën gjermane në mënyrë praktike dhe argëtuese.

Programet janë të dizajnuara për të krijuar një eksperiencë të plotë edukative dhe sociale, duke i përgatitur të rinjtë për sfidat e së ardhmes dhe për një fillim më të sigurt në rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.

*ZBRITJE EKSLUZIVE PREJ 175 EUR per pjesmarresit ne event!

Zbulo me shume rreth ofertave: https://integral.al/kampe-verore-jashte-vendit/ofertat-e-kampeve-verore

 

6 Dhjetor 2025 — dita që mund të përcaktojë të ardhmen e fëmijës suaj

Vendet për takime individuale me shkollat janë të kufizuara.

*Event ekskluziv me vende te Limituara! Regjistrohu paraprakisht per te siguruar vendit.

👉 Regjistrimi: https://www.worldeducation.al/events/secondary-education-day-albania-fall-2025

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0