Mobile World Congress hap dyert për edicionin e 20-të këtë vit, duke prezantuar inovacionet më të fundit në teknologjinë mobile, telekomunikacion dhe integrimin e Inteligjencës Artificiale.
Drejtori i përgjithshëm i GSMA, Vivek Badrinath, i cili organizon panairin, tha për Euronews se përtej prezantimeve të pajisjeve, Evropa përballet me një paralajmërim serioz: vonesat rregullatore dhe investimet e mangëta e kanë lënë kontinentin pas në fushën e 5GSA. Sipas tij, ndërkohë që SHBA dhe Kina po përdorin 5G për automatizim industrial në porte dhe fabrika, Evropa ka vetëm 3% implementim, duke rrezikuar humbjen e avantazhit teknologjik.
Badrinath e përshkruan situatën si një problem të vërtetë ku pa mbulim të gjerë 5G, kompanitë evropiane nuk mund të investojnë në robotikë ose AI, dhe pa kërkesë reale, rrjeti mbetet në vend numëro. “Nëse nuk zhvillojmë 5G si duhet… jemi jashtë loje,” tha ai, duke theksuar nevojën për reforma në ligjin e rrjeteve digjitale të BE-së dhe harmonizim të rregulloreve.
Panairi këtë vit do të prezantojë gjithashtu telefona robotikë të palosshëm nga Honor dhe konceptet inovative “Airport of the Future” për transformimin e udhëtimit ajror dhe “New Frontiers” për teknologji të avancuara, përfshirë kompjuterët kuantikë, robotikën dhe rrjetet jo-terrestre.
Lexo edhe:Uljan Sharka ndërton një nga superkompjuterët më të mëdhenj për Inteligjencën Artificiale
Me pjesëmarrjen e ministrave dhe 111 udhëheqësve të agjencive rregullatore vitin e kaluar, MWC 2026 pritet të ofrojë jo vetëm eksperimentime teknologjike, por edhe dialog midis qeverive dhe kompanive telekom. Badrinath e përmbledh thjesht: ”MWC është vendi ku biznesi dhe politika ndërthuren, por Evropa nuk mund të humbasë ritmin global të inovacionit.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto