Nga “Sulejmani i Madhërishëm tek “Taken 2”, aktori shqiptar rrëfen si u bë pjesë e aktrimit - Business Magazine Albania

Nga “Sulejmani i Madhërishëm tek “Taken 2”, aktori shqiptar rrëfen si u bë pjesë e aktrimit

“Di të bëj punën time, nuk mund të bëj reklamë”. Me këto fjalë e ka nisur rrëfimin e tij në rubrikën “Opinion” në News 24 aktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Luran Ahmeti i cili ka luajtur në shumë filma jashtë vendit, por që ndoshta shumë prej jush nuk e njihni. Siç edhe sqaroi, ai është bërë tashëm i famshëm në Turqi, ku ka luajtur edhe në një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave, si “Sulejmani i Madhërishëm”. Lurani ka luajtur rolin e Kusret Pashait.

Lurani thotë se i vjen keq që në trojet shqiptare ai nuk është thirrur për ndonjë film, por pranon se një gjë të tillë do ta mirëpriste. Lurani tregoi edhe njohjen e parë me producentët turq. “Në vitin 2008 një produksion turk erdhi në Maqedoni për të xhiruar një serial në Manastir. Isha fatlum që më pranuan dhe më dhanë një nga rolet kryesore. Fati im i mirë është që ai serial pati sukses në Turqi e më pas më hapi rrugët e karrierës atje”,- tha ai.

I pyetur se si ka mundësi që nuk dallon fare nga aktorët turq, Lurani u shpreh: “Punova shumë me gjuhën kur shkova në Turqi. Kam punuar tmerrësisht shumë. Për mua ka qenë nder të luaj një serial të tillë. Natyrisht jam ndjerë i nderuar shumë. Kam dhënë maksimumin nga vetja, gjithmonë brenda kornizave të produksionit. Shumicën e aktorëve të atij seriali unë i kam miq dhe ndjehem mirë kur bashkëpunoj me ta”.

LEXO: Aktori shqiptar prek majat e kinematografisë botërore

I pyetur për rolet që preferon aktori shqiptar shtoi: “Fakultetin e kam mbaruar në Shkup për dramaturgji. Nëse nuk mund të jem heroi, atëherë kam vendosur të bëhem antiheroi, jo diçka më pak. Në dramaturgji asnjëherë aktori hero nuk mund të jetë i mirë nëse nuk e ka edhe antiheroin e mirë. Ju kam thënë që nuk jam dakord të luaj në role që nuk janë heroi ose antiheroi”,- shtoi ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0