Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online në e-Albania - Business Magazine Albania

Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online në e-Albania

Duke nisur prej ditës së sotme qytetarët mund të bëjnë pagesën e taksës vjetore  përmes e-Albania. Shërbimi elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.

Procedura është e thjeshtë ku pasi do të identifikohen në e-Albania, qytetarët janë të lutur të zgjedhin  shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Pagesa do të kryhet në aplikacion bankar të shkarkuar në telefon. Për të shkarkuar pullën e taksës do të klikohet në butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Më pas pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.

Lexo edhe: EasyPay, 15 vite inovacion! Transformimi digjital i sektorit financiar po ecen me hapa të shpejtë

Ky shërbim elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Për këtë shërbim nuk nevojitet asnjë dokumentacion shoqërues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0